Kur i bëhet obligim fëmijës agjërimi, dhe cila është mosha precize që e bën të obligueshme argjërimin?

Pyetje: Kur i bëhet obligim fëmijës agjërimi, dhe cila është mosha precize që e bën të obligueshme argjërimin?

Përgjigje: Fëmija urdhërohet për namaz në moshën shtatë vjeçare, dhe edukoret edhe me të rrahur (nëse është e nevojshme) kur mbush moshën dhjetë vjeçare, dhe i bëhet detyrë kur tw arrij moshën e pubertetit. Puberteti arrihet duke u shfaqur disa cilësi:

1. Nëse atij i del sperma me anë të epshit.

2. Nëse i dalin qime (të ashpëra) rreth organit të tij.

3. Nëse i del sperme me anë të ëndrave.

4. Apo mbush moshën pesëmbbëdhjet vjeçare.

Të njëjtën gjë e ka edhe fermra vetëmse i shtohet ardhje e zakoneve (mestruacioneve).

Origjina e kësaj është hadithi që e transmeton imam Ahmedi dhe Ebu Daudi nga Amr ibn Shuajb nga babai i tij nga gjyshi i tij se ka thënë: ka thënë Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Urdhërojini femijët tuaj për namaz kur mbushin shtatë vjeç, dhe rrihini ato (nëse është e nevojshme) në moshën dhjet vjeçare, dhe ndani mes tyre kur të flenë”, dhe atë që e ka transmetuar Aishja -Allahu qoftë i kënaqur prej saj- nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- se ka thënë: “Lapsi është i ngritur nga tre grupe njerëzish: nga ai i cili është duke flejtur derisa të zgjohet, nga fëmija derisa të arrij moshën e pubertetit, dhe nga i çmenduri derisa të shërohet” e transmeton imam Ahmedi dhe poashtu e ka transmetuar edhe nga Aliu -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-, poashtu e ka transmetuar Ebu Daudi dhe Termidhiu dhe tha: hadithi është i mirë.

Suksesi është vetëm prej Allahut, e paqja e nderi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë, familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Komisioni i përhershëm për kërkimet shkencore dhe dhënien e fetuave.

Antar                           Antar                             Nën kryetar                        Kryetar

 

Abdullah ibn Kaud     Abdullah ibn Gudejan       Abdurrazak Afifi          Abdulaziz ibn Baz

 

Shkëputur nga “Fetaua lexhnetu daime”: 10/148

 

Përktheu Ylli Rama