📜 Cili është gjykimi për bashkimin e namazit të xhumasë me atë të ikindisë (për arsye udhëtimi)?
Nga çështjet e rëndësishme për të cilat bëhen shpesh pyetje dhe që janë të nevojshme për shumë njerëz, është gjykimi për bashkimin e namazit të xhumasë me atë të ikindisë.
Është shumë e përhapur tek njerëzit se ky bashkim nuk është i lejuar, dhe për këtë kanë dhënë fetva dijetarët si shejh Ibn Bazi dhe Ibn Uthejmini (duke mbrojtur këtë mendim) dhe të tjerë.
Mesa duket kjo është nga çështjet për të cilat nuk është folur shumë tek dijetarët e hershëm në shekujt e parë të Islamit.
Më i hershmi ndër hanbelitë që kam gjetur të ketë folur për këtë është Ebu Ja’la es Sagir, i cili ndërroi jetë në vitin 560 h. Këtë e ka përmendur autori i librit “El Furu” në fq. 134/3 dhe hanbelitë më të vonshëm, si autori i “El Insaf”, “El Munteha”, “El Iknau” dhe komentuesit e tyre.
Disa nga fukahatë (juristët islamë) nuk shohin asnjë problem në këtë bashkim dhe ky është mendimi i shafiitëve. Këtë mendim e kanë mbështetur disa dijetarë bashkëkohorë si shejh Ibn Xhibrini, shejh El Berak dhe të tjerë.
Shejh El Berak më tha: “Çfarë unë veproj dhe jap fetva është se ky bashkim lejohet dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë”.
I thashë: Çfarë mendon për dallimet mes xhumasë dhe drekës që janë përmendur? Ai tha: “Është e vërtetë, por këto dallime nuk kanë ndonjë efekt në këtë çështje. A nuk është e vlefshme e xhumaja për ata që nuk e kanë të detyrueshme si gratë apo udhëtari, ndërkohë që bie detyrimi i saj? Gjithashtu, nëse humbet e xhumaja për atë që e ka të detyrueshme, ai fal drekën? Kështu ajo është zëvendësim i drekës dhe merr gjykimin e saj në këtë aspekt”.
Kjo është një çështje juridike dytësore që pranon interpretim për të cilën nuk kanë folur shumica e dijetarëve të hershëm, kështu që mosmarrëveshja mbi të është e vogël dhe muslimani merr mendimin që e sheh më të qëndrueshëm nëse është i aftë ta dallojë, ose ndjek mendimin e dijetarit që ka më shumë besim tek ai. Allahu e di më së miri!
Autor: Dr. Abdurrahman bin Salih es Sudejs
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: bashkimin e namazit të xhumasë
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij