Pyetje: Jam nje vajzë që sapo kam filluar të mesoj fenë, si me keshilloni? Me cilët libra duhet të filloj? Duke ju bere te ditur se unë jam studente në fakultetin e gjuhës dhe kjo do më ndihmojë në kerkimin e dijes fetare.Allahu jua shpërbleftë.
Pergjigjje: Duhet te fillosh me studimi e Kur’anit, në të ështe udhëzimi dhe drita. Pastaj me hadithet e Pejgamberit (paqja dhe bekimi i Zotit qofshi mbi të) dhe shpjegimin e tyre nga librat e tefsirit (komentet) dhe shpjeguesit e haditheve.
Pra, mesimi i këtyre dy lëmive të diturisë nga dijetarët përkatës të secilës shkencë. Të punosh me atë çka mësove sepse ai qe punon me atë që meson, i jep Zoti atë nuk e dinte më parë. Ju këshilloj te mësoni në librin e Buhariut dhe Mulimit. Pastaj librin Bulugul Meram,Muntekal Ahbar,Zadul Miad të Ibnul Kajimit.
Në akide: Akiden Vasitijeh të Ibnu Tejmijes,Librin e Teuhidit,Keshfu Shubuhat,Tri Parimet,dhe Katët rregullat e Shejh Muhamed ibnu Abdulvehabit Allahu i mëshiroftë të gjithë ata dhe gjithë muslimanet. Allahu ju dhëntë sukses dhe gjithe salatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin dhe familjen e tij.
Komisioni i përhershëm i fetëave: me nr 7920 • Kryetari Abdulaziz Bin Bazi,Abdurrazak Afijfi,Abdullah Gudejan,Abdullah Kaudi.
Përktheu Arjan Gazidede
Të Ngjashme
- Kremtimi i Mevludit: Mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (Kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit të Profetit ﷺ) Dr. Fatmir Strumi
- Sinqeriteti në Tregti Dr. Behar Hyseni
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije