Transmetohet nga Ibën Umeri (radijAllahu anhuma) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dy lloje gjaku dhe dy lloje kafshësh të ngordhura na janë lejuar. Dy llojet e kafshëve të ngordhura janë peshqit dhe karkalecat. Ndërsa dy llojet e gjakut janë gjaku i mëlçisë dhe ai i shpretkës.” Ahmedi në “El-Musned” (2/97), Ibën Maxhe në “Es-Sunnen” (2/1102 me nr. 3314), Esh-Shafiu në “Tertibul-Musned” (2/173 me nr. 607), Ed Darakutni (4/272 me nr. 25), El-Bejhakij (1/254), El-Begavij në “Sherh es-Sunneh” (11/244) etj. E ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) në “Sahihul-Xhami” (210), “Es-Sahihah” (1118) dhe “El-Mishkah” (4142).
Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajtë) ka thënë: Fjala e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) “peshqit” përfshin të gjitha llojet e peshqëve, qoftë ai i madh apo i vogël. Po ashtu përfshin të gjitha kafshët (krijesat) të cilat nuk jetojnë veçse në det.
Ky hadith ka përjashtuar prej gjakrave dy gjakra: Gjaku i parë është gjaku i mëlçisë dhe gjaku i dytë është gjaku i shpretkës. Të dyja këto janë përjashtuar nga përgjithësimi i fjalës së Allahut të Madhëruar: “Juve u eshte ndaluar e ngordhura, gjaku…”
Nga hadithi përfitohen disa çështje:
E para: Ndalimi i të ngordhurës. Për këtë dijetarët kanë të njëjtin mendim, ngase fjala e tij (sal-lAllahu alejhi ue sle-lem) “na është lejuar” tregon (është argument) se origjina në lidhje me të ngodhurën është ndalimi (i konsumimit të saj).
E dyta: Në hadith ka argument për lejimin e peshkut të ngordhur dhe karkalecit, dhe të dyja ato përjashtohen nga përgjithësimi i ndalimit të së ngordhurës.
E treta: Peshku dhe karkaleci nëse ngordhin në det nuk konsiderohen të pisët (ndotur). Ky është shkaku që autori (Allahu e mëshiroftë) e ka sjellë këtë hadith në temën e ujrave. Peshku dhe karkaleci nëse ngordhin në det nuk konsiderohen të pisët, ndërsa e kundërta ndodh nëse në të (ujë) ngordh ndonjë prej kafshëve të tokës si p.sh. delet dhe devetë (ato konsiderohen të pisët dhe nuk lejohet ngrënia e tyre).
E katërta: Në hadith ka argument për ndalimin e gjakrave. Për këtë ka dakortësi bazuar në tekstin e ajeteve Kuranore dhe haditheve.
E pesta: Në hadith ka argument për përjashtimin e gjakut të mëlçisë dhe shpretkës nga përgjithësimi i gjakrave të ndaluar.
Shkëputur me disa shkurtime nga libri: “Tes’hilul ilmam bifik’hil ehadith min bulug el-meram”, vëll. 1.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve
- Në cilën anë të imamit është më mirë të falemi? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin