Çfarë nuk e prish agjërimin?

Çfarë nuk e prish agjërimin?

1 – Ngrënia dhe pirja nga harresa.

2 – Përdorimi i misvakut dhe larja e dhëmbëve me furçë.

3 – Shpëlarja e gojës dhe e hundës për abdes, dhe larja e trupit.

4 – Hixhamja (nxjerrja e gjakut me kupa) dhe dhënia e gjakut për analiza.

5 – Ejakulimi në gjumë.

6 – Agjërimi nuk prishet nëse agjëruesi provon shijen e gjellës (pa e gëlltitur atë), apo i merr erë parfumit.

7 – Agjërimi nuk prishet nëse përdor ilaçe me pika në vesh apo në sy (edhe nëse e ndien shijen e ilaçit në fyt), si dhe nuk prishet nga vendosja e ilaçit mbi plagë.

8 – Agjërimi nuk prishet nëse përdor ilaçe nga anusi apo organi gjenital, qoftë kjo për temperaturë apo për arsye tjetër.

9 – Përdorimi i makjazhit dhe lyerja e syve nuk e prishin agjërimin.

10 – Agjëruesit i lejohet të bëjë çdo gjë që i lehtëson agjërimin, si p.sh.; qëndrimi në hije, larja e trupit apo e disa pjesëve të tij me ujë të ftohtë, shpëlarja e gojës etj.

Anis Agovi