Çfarë obligimesh kemi kundrejt shokëve të Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimi e Allahut qofshin mbi të!)?

Pyetje: Çfarë obligimesh kemi kundrejt shokëve të Pejgamberit (Paqja dhe lavdërimi e Allahut qofshin mbi të!)?

Përgjigje: Ndër kushtet për përmbushjen e besimit tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe lavdërimi e Allahut qofshin mbi të!) dhe dashurisë ndaj tij, janë:

– Të duam shokët e tij, sipas gradave që ata kanë në mirësi dhe sipas hershmërisë së tyre në Islam.

– T’i njohim vlerat që kanë, me anë të së cilave, ata u dalluan nga i gjithë umeti.

– Dashurinë për ta, lëvdimin e tyre dhe përhapjen e mirësive të tyre, t`i konsiderojmë bindje dhe adhurim për Allahun.

– Prej edukatës dhe respektit ndaj tyre është që të tregohemi të matur dhe të rezervuar, në lidhje me mosmarrëveshjet që kanë ndodhur mes tyre.

– Të besojmë se ata janë njerëzit më të nderuar dhe më të lavdëruar të këtij umeti.

Ata ishin të parët në kryerjen e veprave të mira dhe më të distancuarit nga çdo e keqe.

– Të besojmë se të gjithë ata ishin njerëz të drejtë, me integritet të lartë moral dhe se Allahu është i kënaqur me ta.

(Pyetje pergjigje – Abdurrahman ibn Nasir ES SA’DI)