Pyetësi thotë: Cfarë do të thotë se “fillimi i Ramazanit është mëshirë, mesi i tij është falje mëkatesh ndërsa fundi i tij është lirim (shpëtim) nga zjarri”?
A saktësohet kjo nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem? Shejh Salih Sindi (Allahu e ruajttë!): Kuptimi i asaj që përmendet në këtë hadith është se dhjetë ditët e para të ramazanit janë ditë në të cilat zbret mëshira e Allahut të Madhëruar mbi agjëruesit. Mesi i tij, pra, dhjetë ditët e mesit janë falje mëkatesh nga ana e Allahu të Madhëruar për agjëruesit.
Ndërsa dhjetë ditëshi i fundit është lirim nga zjarri. Por, ky hadith nuk saktësohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Ky është hadith i dobët (daif). E sakta është se i gjithë muaji i Ramazanit nga fillimi i tij deri në fund janë ditë mëshire, falje mëkatesh dhe lirim nga zjarri. Shkëputur nga shpjegimi i librit
“Tri parimet” Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen