Ç’gjykim ka dyshimi i lindur pas mbarimit të adhurimit?
Ibn El-Kajim në librin Bedaiul-Feuaid duke përmendur disa rregulla në lidhje me dyshimet në veprimet e adhurimeve thotë:
Nëse dikush dyshon se ka falur tre apo katër rekate? Ai duhet të marrë për bazë të sigurtën (më të paktë) dhe të lejë dyshimin me përjashtim të dy rasteve:
1- Kur dyshimi vjen pas mbarimit nga namazi sepse ai nuk merret në konsideratë.
2- Kur është imam sepse ai marr për bazë atë që mendon (kjo sepse nëse është gabim ia kujton xhemati).
Kurse Ibn Haxheri në shpjegimin e Buhariut thotë në lidhje me atë që i lejohet gjatë abdesit të shtojë mbi tre herë:
“Nëse e di me siguri se një pjesë e gjymtyrës (së abdesit) nuk e ka prekur uji gjatë gjitha larjeve apo disa prej tyre atëherë ai lanë vetëm atë pjesë ndërsa në rastin e dyshimit pas mbarimit jo, në mënyrë që të mos kthehet në vesvese të dëmshme”.
Dr. Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- Tekbiri i përgjithshëm dhe tekbiri i kufizuar Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 7 – Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 6 – Udha e Besimtarëve
- Forma e kryerjes së Umres Udha e Besimtarëve
- Mendimi juridik i imam Malikut dhe metoda e tij në veprën “El Muatta” Udha e Besimtarëve