Pyetje: Cila është duaja që thuhet në faljen e xhenazes së fëmijës?
Përgjigje: Në namazin e xhenazes së fëmijës thuhet e njëjta dua që thuhet për të rriturin, por gjatë lutjes shtohen dhe fjalët: “O Allah, bëje shpërblim, paraprijës dhe ndërmjetës që i pranohet lutja për prindërit e tij. O Allah, jepu atyre shpërblim të madh dhe rëndoje me të mira peshoren e tyre për shkak të tij. Bashkoje këtë fëmijë me besimtarët e mëparshëm të mirë. Vendose atë në kujdestarinë e Ibrahimit. Mbroje atë me mëshirën Tënde nga dënimi i Xhehenemit!”
Është e vërtetuar se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Fëmijës i falet namazi i xhenazes dhe bëhet dua për prindërit e tij.”
Autor: Shejh Ibën Bazi
Burimi: “Mexhmu el fetava”
Përktheu: Rexhep Milaqi
Të Ngjashme
- Prej Dispozitave të Sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi
- Reflektim rreth Ngjarjeve që Ndodhin në Vendet Muslimane Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban – nata e Beraetit Dr. Fatmir Strumi
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Dr. Fatmir Strumi