Cila ishte porosia e parë e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të!) kur mbërriti në Medine?
Përgjigje: Falenderimet i takojnë Allahut!
Gjëja e parë që dihet se Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) ka folur dhe ka porositur njerëzit me të mbërritur në Medine, ishin fjalët:
“O njerëz! Përhapeni selamin, ushqeni nevojtarët, faluni natën kur njerëzit flenë, dhe do të hyni në xhenet në paqe.”
Transmeton Tirmidhiu me nr. (2485), Ibn Maxhe me nr. (1334) dhe transmetimi është i tij, Ahmedi me nr. (23784) nga Abdullah bin Selam (Zoti qoftë i kënaqur me të) i cili ka thënë:
Kur mbërriti i Dërguari i Zotit në Medine, njerëzit nxituan për tek ai.
Ose kanë thënë: I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) mbërriti në Medine dhe unë hyra mes njerëzve për t’a parë atë. Kur fytyra e të Dërguarit të Allahut u shfaq para meje kuptova se fytyra e tij nuk ishte fytyrë gënjeshtari, dhe fjalët e para që tha ishin: “O njerëz! Përhapeni selamin, ushqeni nevojtarët, faluni natën kur njerëzit flenë, dhe do të hyni në xhenet në paqe.”
Këtë hadith e ka saktësuar Albani në Sahih Sunen et-Tirmidhi.
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: Profetët
Të Ngjashme
- Dobi të përfituara nga 40 hadithet e imam Neveviut Salim Et-Tauijl
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve