Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë njerëzit? – Shkaku i katërmbëdhjetë

July 30, 2016

Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë njerëzit? – Shkaku i katërmbëdhjetë

Dijetari i mirënjohur, shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka përmbledhur një numër shkaqesh, të cilat nëse muslimani i zbaton, do ta ketë më të lehtë që të jetë i durueshëm kundrejt shqetësimeve apo dëmeve që me dashje apo pa dashje i shkaktojnë njerëzit.

Ndër ato shkaqe, përmendim:

Shkaku i katërmbëdhjetë ‘Njeriu i mençur nuk i kundërvihet dëmit të vogël duke shkaktuar një dëm më të madh se ai’.

Njeriu i cili kërkon të hakmerret për veten e tij, duhet ta ketë të qartë që në fillim se një veprim i tillë mund të bëhet shkak që kundërshtari i tij ta shtoj ligësinë dhe armiqësinë kundrejt tij* duke i shtuar dhe sofistikuar sjelljet e tij armiqësore. Kjo është diçka që dihet.

Njeriu i mençur nuk i kundërvihet dëmit të vogël duke shkaktuar një dëm më të madh se ai. Sa e sa njerëz ia kanë hapur derën e shkatërrimit veteve dhe të afërmëve të tyre duke i shkuar sherrit pas, gjë e cila u ka sjellë pasoja të rënda, madje edhe humbje të jetëve të pafajshme, shpërdorim të pasurive dhe energjive të vyera, e gjitha në shërbim të një hakmarrjeje shterpe! E sikur njeriu të tregohej i duruar e i matur një çast të vetëm, do t’i kishte shmangur të gjitha këto pasoja të këqia.

* [Nje njeri i urtë ka thënë: “Kush dëshiron të fillojë një udhëtim hakmarrjeje, duhet të bëjë gati dy varre, një për vete dhe një për hasmin e tij.”]

vijon…

Shkaqet që e bëjnë njeriun të jetë i durueshëm
kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë të tjerët

Tekijudin Ahmed Ibën Tejmije
661 – 728 h

Përshtati në gjuhën shqipe: Edmond Ajdini

Loading...