Cilësitë e zemrave të besimtarëve.

May 16, 2016

 1- El-Kalbu Es-Selim që do të thotë zemra e shëndoshë. Kjo cilësi është përdorur dy herë në kuran dhe në secilën prej tyre shkaku i përmendjes së saj është Ibrahimi -alejhi selam-. Ajeti i parë është në duanë e Ibrahimit alejhi selam: “O zoti im më jep gjykim të drejtë dhe më bashko me njerëzit e mirë * Dhe më bëj të përmendem për mirë tek ata që do të vijnë * Dhe më bëj prej atyre që trashëgojnë xhenetin e mirësive * Dhe fale babanë tim se ai ishte prej të humburve * Dhe mos më poshtëro ditën kur ringjallen krijesat * Atë ditë kur nuk bën dobi as pasuri dhe as fëmijë * Veçse ai që vjen te Allahu me zemër të shëndoshë” suretu Esh-Shuara: 83-89.
Ajeti i dytë është në ngjarjen e tij me mushrikët dhe idhujt e asaj kohe: “Dhe prej pasuesve të Nuhut ishte Ibrahimi * Kur erdhi te zoti i tij me zemër të shëndoshë * Kur i tha babait dhe popullit të tij: kë po adhuroni? * Idhujve të rremë veç Allahut po i drejtoheni * Ç’mendoni (se do t’ju ndodhë) nga zoti i botëve (kur ta takoni)? * Pastaj ai hodhi vështrimin e tij nga yjet * dhe tha: unë jam i sëmurë * Ata u larguan dhe i kthyen shpinën * Ai fshehurazi te idhujt e tyre hyri dhe u tha: a nuk hani?! * Ç’keni që nuk flisni?! * Pastaj menjëherë fshehurazi i goditi me të djathtën e tij” suretu Es-Saffat: 83-93.
Zemra e shëndoshë e përmendur në këto ajete është zemra e mbushur me teuhid (njësim të Allahut) e pastër nga shirku dhe e mbushur me besim në ringjallje e pastër nga dyshimi të dhe rreth kësaj vërviten fjalët e komentuesve të kuranit: Muhamed Ibn Sirin (prej tabiinëve të mëdhenj që ka takuar tridhjetë veta prej sahabëve, i vdekur në vitin 110H) është pyetur se cila është zemra e shëndoshë? Ai ka thënë: Ta dijë që Allahu është hak, ta dijë që ora e fundit e dynjasë ka për të ardhur dhe ta dijë se Allahu do të ringjallë ata që janë varre. E transmeton Taberiu. Muxhahidi thotë: është ajo zemër që nuk ka dyshim në to. Katade thotë: është zemra e pastër nga shirku.
Dahaku thotë: Është zemra e sinqertë. Kjo që thonë këta komentues në lidhje me zemrën e shëndoshë është baza e shëndetit por përsosmëria e saj është ajo që thotë Ibnul-Kajimi –Allahu e mëshiroftë-: “Nuk plotësohet shendeti i saj derisa të ruhet nga pesë gjera: nga shirku që rrëzon teuhidin, bidati që kundërshton sunetin, epshi që kundërshton urdhrat, shkujdesja që kundërshton përkujtimin dhe qejfet që kundërshtojnë sinqeritetin. Këto të pesta janë perde mes teje dhe Allahut dhe poshtë çdo njërës prej tyre ka lloje të shumta të cilat nuk mund të kufizohen”.
Dr Abdullah Nabolli
Loading...