Gjykimi fetar mbi disa shprehje të njohura

October 9, 2017

Pyetje: Cili është gjykimi fetar sipas mendimit tuaj për këto shprehje: ‘E di Allahu’, ‘Mos e lejoftë Zoti’, ‘Mos e thëntë Zoti’, ‘Kështu ishte dëshira e Allahut’, ‘Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri’?

Përgjigje: Fjala ‘E di Allahu’, nuk ka gjë të keqe nëse njeriu është i sinqertë në atë që thotë.
Shprehja ‘Mos e lejoftë Zoti’, ‘Mos e thëntë Zoti’, nuk ka problem në to nëse njeriu ka për qëllim të kërkojë (prej Allahut) shpëtimin prej gjërave që e dëmtojnë (sh.p. pra nëse dalin në formë duaje).
Shprehja ‘Kështu ishte dëshira e Allahut’, nëse ka për qëllim se ajo që i ka rënë qoftë ajo sëmundje, varfëri apo të ngjashme që janë prej caktimit të Allahut dhe dëshirës së Tij universale, atëherë s’ka gjë të keqe në këto shprehje.

Fjala ‘Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri’ lejohej të thuhej atëherë kur ishte gjallë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ndërsa pas vdekjes së tij thuhet vetëm ‘Allahu është e di më së miri’. Kjo ngase i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk e di se çfarë ndodh pas vdekjes së tij. Me Allahun arrihet suksesi. Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!

“Fetvatë e komisionit të përhershëm, grupi i parë me nr. 163/2.”

Përktheu: Emin Bilali

Dosje:

Loading...