Pyetja e parë: Ç’kuptojmë me bidat (risi) në fe?
Përgjigjja: Bidati (sajesa) në fe është të shtuarit e diçkaje, e cila nuk është prej saj apo të hequrit e diçkaje që i përket asaj. Duke refuzuar risitë që idhujtarët kishin bërë në emër të Allahut, Allahu i Lartësuar thotë:
﴿أَمْ لَهُمْ شُرَكَاءُ شَرَعُوا لَهُمْ مِنَ الدِّينِ مَا لَمْ يَأْذَنْ بِهِ اللَّهُ وَلَوْلَا كَلِمَةُ الْفَصْلِ لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ وَإِنَّ الظَّالِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ﴾ [الشورى: 21]
“A mos vallë ata kanë zota të tjerë (veç Meje), që u kanë sjellë atyre rregulla (të tjera) prej fesë (së Allahut) përkundër asaj që Allahu nuk ka dhënë leje? E po të mos kishte qenë Fjala Vendimtare (Dita e Gjykimit) me siguri që atyre do t’u ishte dhënë fund (për atë që bëjnë), mirëpo keqbërësit është duke i pritur një dënim i dhembshëm!” Esh-Shura: 21
Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
»من أحدث في أمرنا هذا ما ليس منه فهو رد «
“Kush sjell në çështjen (fenë) tonë diçka të re e cila nuk është prej saj, ajo (tek Allahu) i refuzohet.” Mutefekun alejhi.
Fjala “refuzohet” ka kuptimin se ajo vepër nuk është e pranuar tek Allahu.
Marrë nga libri: Mësoje Besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani
Dosje: Dita e Gjykimit
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve