U pyet shejhu Muhamed Nasirudin el Albani, Allahu e mëshiroftë:
Ai i cili e do dikë për hir të Allahut,a duhet ta lajmerojë atë për këtë fakt?
Shejhu u përgjigj: Po, por duhet të dimë që dashuria për hir të Allahut ka një çmim të shtrenjtë,të pakët jane ata qe paguajne kete çmim. A e dini se cili eshte çmimi i dashurise per hir te Allahut? E di ndonjeri cili eshte ai çmim? Kush e di te na e jape pergjigjen?
Dikush nga te pranishmit: Hadithi profetik: “Shtate kategori do t`i perfshije Allahu nen hijen e Arshit te Tij, Diten ne te cilen nuk do te kete hije tjeter….nder ta: dy njerez qe u deshen per hir te Allahut,u bashkuan per kete dhe u ndane duke qene te tille.
Shejhu: Kjo qe the eshte fjale e sakte ne vetvete, por jo pergjigjia e pyetjes tone.Ajo qe the eshte nje lloj perkufizimi i dashurise per hir te Allahut,megjithese jo i plote.Pyetja ime ishte:Cili eshte çmimi qe duhet te paguajne kundrejt njeri tjetrit dy njerez qe e duan njeri-tjetrin per hir te Allahut? Pra nuk kam per qellim shperblimin e botes tjeter.
Dmth ajo qe doja te nxirrja me pyetjen time eshte: Cili eshte ai tregues praktik ndermjet dy njerezve qe duhen per hir te Allahut?Sepse dy njerez mund te “duhen”,por eshte dicka siperfaqesore,thjesht aparence,jo reale.Pra cili eshte treguesi i dashurise se vertete?
Dikush nga te pranishmit: “Te doje per vellaun e tij ate qe do per vete”
Shejhu:Kjo eshte forma e dashurise,apo nje nga menyrat e shfaqjes se dashurise.
Dikush nga te pranishmit: Fjala e Allahut: “Thuaj; nese e doni Allahun realisht, me pasoni mua(Profetin) qe Allahu t`u doje juve” (Ali Imran 31)
Shejhu: Kjo eshte pergjigje e sakte per nje pyetje tjeter.
Dikush nga te pranishmit:Pergjigjia mund te jete tek hadithi i sakte:”Tre gjera kush i ka, e ka shijuar embelsine e besimit…..te doje dike pastertisht per hir te Allahut”.
Shejhu:Ky eshte rezultati i dashurise per Allah,embelsia e besimit qe ndjen ne zemer.
Dikush nga te pranishmit: Fjala e Allahut: “Pasha kohen! Vertete njeriu eshte ne humbje te plote.Perveç atyre qe kane besuar,kane bere vepra te mira, e keshillojne njeri-tjetrin per tiu permbajtur te vertetes dhe e keshillojne per te bere durim”.
Shejhu: Te lumte! Kjo eshte pergjigjia.
Shpjegimi i metejshem i kesaj eshte:Nese une te dua ty realisht per hir te Allahut,te keshilloj here pas here,po ashtu dhe ti me pergjigjesh ne kete menyre.Ky shkembim keshillash i here pas hershem eshte shume e paket ndermjet pretenduesve te dashurise per hir te Allahut. Ndoshta vertete ajo dashuri ekzistente mund te kete diçka te cilter por jo ne persosmerine e duhur,sepse secili i druhet tjetrit se mos merzitet,ka frike t`i flase se mos i ngel hatri,ndoshta dhe mund te largohet,etj. Nga ketu konkuldojme se çmimi i dashurise per hir te Allahut eshte qe secili te jete i çilter me tjetrin,gje e cila reflektohet ne keshillim te here pas hershem.E porosit per te mira, i terheq verejtjen nga te keqijat,ne vazhdimesi,duke qene ndjekja e tij me keshilla si hija qe e ndjek nga pas.Prandaj eshte transmetuar ne menyre te sakte se sahabet e kishin tradite qe para se te ndaheshin me njeri-tjetrin lexonin:”Pasha kohen! Vertete njeriu eshte ne humbje te plote.Perveç atyre qe kane besuar,kane bere vepra te mira, e keshillojne njeri-tjetrin per tiu permbajtur te vertetes dhe e keshillojne per te bere durim”.
[El Hauij min fetaua el Albanij fq 165-166]
Përktheu Shuajb Rexha