Dikush pyet se ç’përfundim pati Hamani që përmendet në historinë e Musës -alejhi selam-?
Përgjigjja: Hamani është emër që ka ardhur në kuran dhe është përmendur në histrinë e Musës -alejhi selam- në tre sure: një herë në suren El–Ankebut, tre herë në suren El-Kasas, dhe dy herë në suren Gafir. Ai mendohet te ketë qenë ministër i Faraonit siç thotë historiani i njohur mysliman Ibn Kethir.
Ai gjithashtu mendohet të jetë mbytur me faraonin dhe ushtrinë e tij siç thotë gjithashtu Ibn Kethiri në komentimin e e ajetit 40 të sures El-Ankebut ku Allahu i madhëruar pasi përmend disa popuj të dënuar dhe mes tyre edhe faraonin me Hamanin thotë:
“Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë” suretu El-Ankebut: 40.
Ibn Kethiri thotë: Fjala e Allahut [disa i përmbytëm në ujë] janë për qëllim Faraoni, ministri i tij Hamani dhe ushtarët e tij që të gjithë u mbytën një paradite dhe nuk shpëtoi askush prej tyre.
Pra Hamani mendohet të jetë mbytur me Faraonin dhe themi [mendohet] sepse Kurani nuk e ka shprehur qartë këtë gjë dhe Allahu e di më së miri!
Dr Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen