Detyrimet e robërve ndaj Allahut të madhëruar dhe të Dërguarit të Tij

March 24, 2012

E drejta e Allahut ndaj roberve te Tij

Allahu subhanehu ue teala (i Pa te meta e i Lartesuar) i krijoi krijesat vetem qe ta adhurojne Ate (te vetem e te pashok):

“Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova xhindet dhe  njerëzit, veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua.”{Dharijate, 56}

“Dhe me të vërtetë që Ne kemi dërguar te çdo Ummet (bashkësi njerëzish, popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (shejtanëve ose çdo gjëje tjetër që adhurohet pos Allahut).” {Nahl, 36}

“Adhuroni Allahun dhe mos i vini Atij shok në adhurim…”{Nisa, 36}

“Ndërsa Zoti yt ka përcaktuar që ti të mos adhurosh askënd e asgjë veç Atij…” {Isra, 23}

Tranmetohet nga Muadh ibn Xhebel radiAllahu anhu (Allahu qofte i kenaqur me te) se: Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “O Muadh! A e di cila eshte e drejta e Allahut ndaj roberve te Tij? Po e drejta e roberve ndaj Allahut?”
I thashe: “Allahu dhe i Derguari i Tij e dine me mire”
Tha: “E drejta e Allahut ndaj roberve te Tij eshte ta adhurojne ate dhe te mos bashkojne askend ne adhurim me Te dhe e drejta e roberve ndaj Allahut eshte te mos i denoje ata qe nuk adhurojne dike tjeter pervec Tij”
I thashe: “O i Derguari i Allahut! A ti pergezoj njerezit me kete qe me the?
Tha: “Mos i pergezo sepse do neglizhojne (adhurimet e tjera)”
{Transmeton Bukhariu ne Sahihun e tij ne kapitullin e Xhihadit nr.2701}

►Allahu i krijoi krijesat qe ti binden dhe paralajmeroi nga mosbindja. Allahu subhanehu ue teala e tregon krejt qarte graden e atij qe i bindet:

Dhe kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit (Muhammed a.s.), atëherë ata do të jenë në shoqërinë e atyre mbi të cilët Allahu ka derdhur Mëshirën e Tij, (në shoqërinë) e Pejgamberëve, të Siddikunëve (të të besuarve, ndjekësve më të afërt të Pejgamberit a.s. si Ebu Bekri Es-Siddiku etj) të Martirëve, të të Drejtëve. Dhe sa të shkëlqyer janë këta shoqërues! {Nisa, 69}

Dhe thote “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit” ne shume ajete.

-Allahu subhanehu ue teala i ka paralajmeruar ata qe e kundershtojne:

Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj.” Atëherë, kushdo që dëshiron, le të besojë dhe ai që nuk dëshiron, le të mos besojë. Sigurisht që Ne kemi përgatitur për Dhalimunët (zullumqarët, keqbërësit, mosbesimtarët) një Zjarr, muret e të cilit do t’i mbështjellin ata (mosbesimtarët e Njësisë së Allahut) dhe nëse kërkojnë ndihmë (lehtësim, ujë), atyre do t’u jepet ujë si vaji që vlon, i cili do t’ua përvëlojë fytyrat. Pije e tmerrshme për t’u pirë dhe vend i poshtër për të banuar! {Kehf, 29}

-Prej llojeve te bindjes ndaj Allahut eshte Bindja ndaj te Derguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Allahu subhanehu ue teala thote:

Tashmë padyshim që tek i Dërguari i Allahut (Muhammedi a.s.) ju keni një shembull mjaft të mirë për ta ndjekur, për atë që shpreson në (Takimin me) Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe që e kujton Allahun shumë.{Ahzabe, 21}

“…Dhe çfarëdo që t’ju japë juve i Dërguari, atë merreni dhe çfarëdo që ai ua ndalon juve, hiqni dorë (prej saj) dhe kini frikë Allahun. Vërtet që Allahu është i Ashpër në ndëshkim.”{Hashr, 7}

Ka thene Pejgamberi alejhi selam: “Kush me bindet mua i eshte bindur Allahut…”

*Permbushe kete te drejte te Allahut nese do te shpetosh nga Denimi i Allahut.
Te drejtat e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

►Meqe Profeti alejhi selam ka shpallur fene e Allahut dhe ishte ndermjetes mes Krijuesit dhe roberve te Tij(ne tejcimin e mesazhit jo ndermjetesim ne adhurim), ai ka te drejta ndaj cdo muslimani dhe keto te drejta jane ndjekja e tij alejhi selam dhe kapja per Sunnetin e tij dhe dashuria ndaj tij qe tregohet me besnikeri ndaj tij, ne ate cfare ai na lajmeroi dhe ne pasimin e Sunnetit te tij dhe largimi nga cfare na e ndaloi dhe paralajmeroi, sic thote per kete edhe Ez-Zehrij -Allahu e meshirofte- dhe argumentet(nga Kurani dhe Sunneti) per kete:

Thote Allahu i Lartesuar: “Dhe çfarëdo që t’ju japë juve i Dërguari, atë merreni dhe çfarëdo që ai ua ndalon juve, hiqni dorë (prej saj)” {Hashr, 7}

“Tashmë padyshim që tek i Dërguari i Allahut (Muhammedi a.s.) ju keni një shembull mjaft të mirë për ta ndjekur, për atë që shpreson në (Takimin me) Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe që e kujton Allahun shumë.”{Ahzabe, 21}

“Dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit (Muhammedit a.s.) që të mund të mëshiroheni.”{Al Imran, 132}

“Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin (Muhammedin a.s.), pasi t’i jetë treguar qartë atij Rruga e Drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur. Dhe do ta djegim atë në Zjarr – Dhe sa përfundim i keq!” {Nisa, 115}

“Thuaj (O Muhammed): “Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kur’anin dhe Sunetin), Allahu do t’ju dojë ju dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirëplotë.”” {Al Imran, 31}

“(Thuaju o Muhammed): “Ndiqni çfarë ju është zbritur juve nga Zoti juaj (Kur’anin, Pejgamberin a.s. dhe rrugën e tij) dhe mos shkoni pas asnjë Eulijai (ndihmues a mbrojtës që ju urdhëron të adhuroni të tjerë përveç a përkrah Allahut) tjetër pos Atij (Allahut). Sa pak që përkujtoni!” {Araf, 3}

“Kur Allahu dhe i Dërguari i Tij kanë vendosur për një çështje, nuk i takon asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në vendimin e tyre të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër. Dhe kushdo që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, padyshim që ka humbur në gabim të qartë.” {Ahzabe, 36}

“Por jo, për Zotin tënd! Ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, derisa të mos mbetet në veten e tyre asnjë pikë kundërshtimi ndaj vendimeve të tua dhe derisa t’i pranojnë ato (vendimet e tua) plotësisht të nënshtruar.” {Nisa, 65}

“Dhe le të kenë mendjen ata të cilët nuk pajtohen me urdhërin e të Dërguarit (Sunetin e tij, me rrugën e tij, zbatimin në jetë të Urdhërave të Allahut, të Islamit), që të mos bjerë mbi ta ndonjë Fitneh (mosbesim, sprovë, vështirësi, ose fatkeqësi, tërmet, vrasje, nënshtrim nga tiranë etj), ose t’u jepet një ndëshkim i dhimbshëm.” {Nur, 63}

Ajete per kete teme jane te shumta dhe mjaftojne keto qe permendem, ndersa persa i perket haditheve:

Ka thene i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“I gjithe umeti im do hyje ne xhennet pervec atij qe refuzon”
I thane: “Kush refuzon o i Derguari i Allahut?”
Tha: “Kush me bindet hyn ne xhennet, kush me kundershton refuzon”
{Trasmetohet nga Ebu Hurejrah.}

Ka thene i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Kush me bindet mua i eshte bindur Allahut”
{Trameton Bukhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra}

Ka thene i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
“Nese ju kam ndaluar dicka largojuni asaj, nese ju kam urdheruar per dicka zbatojeni me sa keni mundesi (mos pasje mundesi quhet pamundesia e madhe jo cdo gje qe mendon njeriu si pamundesi)”
{Trasmeton Bukhariu dhe Muslimi nga hadithi i Ebu Hurejres}

Ka thene i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem sic eshte trasmetuar nga Ibn Sarijeh ne Xhami’ Et-Tirmidhi:
“Ju porosis te keni frike Allahun, te degjoni dhe te bindeni (prijesit) edhe nese prijesi juaj eshte nje rob (i zi) habeshi (Etiopian). Kush nga ju do te jete gjalle (pas meje) do te shohe kundershtime (percarje, sprova) te medha, permbajuni Sunnetit tim dhe Sunnetit te Khalifeve te Drejte (kater khalifeve te drejte) kapuni fort me dhemballe (shprehje arabe qe tregon sa shume duhet te kapen per sunnetin), ruhuni nga shpikjet (bidatet) pasiqe cdo shpikje eshte humbje”

-po ashtu na eshte qartesuar ne hadithin e Aishes radiAllahu anhe se kush ben nje adhurim qe nuk eshte ne perputhje me udhezimin(e Muhammedit alejhi selam) nuk i pranohet:
“Kush vepron dicka qe nuk eshte ne perputhje me udhezimin tone nuk i pranohet”

dhe ne trasmetimin e Muslimit:
“Kush ben nje veper qe nuk eshte ne perputhje me udhezimin tone nuk i pranohet”

-Lenia e praktikimit te sunnetit te Pejgamberit alejhi selam eshte humbje e qarte ndersa mohimi teresisht i tij eshte kufr sepse kjo eshte pergenjeshtrim i Kuranit. Allahu ka thene:
“1. (Betohem) për yllin kur ai bie (e shuhet)!
2. Shoku juaj (Muhammedi alejhi selam) as nuk ka humbur rrugën e drejtë, as nuk ka gabuar.
3. As nuk flet ai nga dëshira (e vetë atij).
4. Është vetëm Shpallje që i frymëzohet.
5. Atij i është mësuar (ky Kur’an) nga një i lartë në fuqi (Xhibrili alejhi selam)” {Nexhm, 1-5}

-prej te drejtes tende o musliman ndaj Pejgamberit alejhi selam eshte te ta shpalle Fene e Allahut sic thote Allahu:
“O i Dërguar! Shpalle atë (Mesazhin) i cili të është zbritur ty nga Zoti yt dhe nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke shpallur Mesazhin e Tij (Nuk e ke çuar në vend Porosinë e Tij). Allahu do të të mbrojë ty nga njerëzit. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon një popull që nuk beson.”{Maide, 67}

sic thote ai alejhi selatu ue selam:
“Cdo pejgamber para meje e ka pasur detyre ta drejtonte popullin e tij tek e mira dhe ti paralajmeronte nga e keqja”

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e beri detyren e tij ne shpalljen e kesaj fe, Allahu e shperblefte me shperblimin me te mire per Islamin dhe Muslimanet

Teudihat xhelijeh

Përktheu Anis Agovi

Loading...