Dhe erdhi rrezikshmëria e tebdi'it -2-

June 1, 2011


Falënderimi i takon vetëm Allahut, të vetëm, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin e fundit, mbi familjen e tij, gratë e tij dhe shokët e tij.

Në vazhdim . . .

Jemi në vazhdimësi të refuzimit dhe kundërshtimit të disa vëllezërve tanë të cilët janë treguar të padrejtë ndaj nesh e ndaj të tjerëve, i ka kapur ata sëmundja e nxitimit dhe ashpërsisë së tepruar në konsiderimin si bidatçi të njerëzve duke i nxjerrë ata nga metodologjia e Kur’anit dhe Sunetit, derisa nuk po shpëton askush prej tyre, e ndoshta kur të vijë dita që mos të gjejnë më kënd me e konsideru bidatçi do të bëjnë bidatçi njëri tjetrin.

Me këtë veprim ata i kanë për ngjasuar shumë tekfirëve në shumë aspekte:

Nuk ka pasues të Sunetit pos tyre:

Ashtu siç tekfirët e konsideruan shoqërinë mohuese derisa disa prej tyre konsideruan si mohues nënën e tij, e babain e tij kështu ka arritur puna me disa persona që konsiderojnë bidatçi. Çdo kush prej njerëzve tek ata nuk është në rrugën e sunetit, derisa edhe dijetarët në përgjithësi dyshohet për metodologjinë e tyre, veç një pakicë, dhe kjo duket qartë prej fjalës së disa prej tyre ku thonë: “Pyeteni filanin për filanin! Nëse ai thotë se: ‘është dijetarë dhe se mund t’i dëgjojmë kasetat e tij edhe nëse ka gabime, por ai mbetet dijetar, ndaj nuk mund të themi që mos të dëgjohen kasetat e tij’, atëherë do ta kuptoni menhexhin e tij” këtu përfundon fjala e tij me përkthim!

Meditoje lexues i nderuar, Allahu të ruajt, këtë rregull të prishur të tyre, për të cilën Allahun nuk ka zbritur ndonjë argument për të; prej kur është bërë njohja e menhexhit të personit dhe gjykimi ndaj tij se ka dalur prej menhexhit, apo më e pakta ka devijuar prej menhexhit vetëm se thotë se: “filani është dijetarë dhe lejohen të dëgjohen kasetat e tij”?!

Dijetarët e hershëm dhe këto që kanë ardhur më pas vazhdojnë që t’i lexojnë librat dhe shkrimet e dijetarëve që kanë pasur devijime dhe humbje, edhe në gjëra të mëdha në akide dhe në menhexh, e as që ka thënë e as që nuk do thonë ndonjëri prej tyre se thjesht fjala se: “filani është dijetarë dhe përfitohet prej tij dhe librave të tij”, kjo gjë të konsiderohet devijim në menhexh, e të bojkotohet e të tërhiqet vëretja prej tij. Meditoje mirë këtë në mënyrë kuptosh rrezikshmërinë e asaj në të cilën gjenden këta persona.

Vërtetë kjo është njëra prej fatkeqësive të mëdha:

Vëlla, lexues i nderuar. Pasha Allahu, për Allahun, betohem në Allahun, nuk e dijë se çfarë do të thotë ky i cili nxitohet në bërjen bidatçi nëse do i thuhet atij: “A çdo person i cili thotë se filani është dijetar dhe lejohet të dëgjohen kasetat e tij është i devijuar në menhexhin e tij, apo kjo vlen për filanin e jo për të tjerët”?!

Them: pasha Atë që ka shpirtin tim në dorën e Tij, nuk e dijë se çka do thotë? Sepse ai është mes dy gjërave, njëra më e keqe se tjetra. Se nëse ai do të thotë: se kjo është vetëm për filanin e jo për të tjerët; i themi atij se je duke bërë dallim mes dy gjërave të ngjashme, e kjo është kontradiktore. E nëse do të thotë se: kjo vlen për çdo person i cili e thotë këtë fjalë, i themi atij se kjo është një fatkeqësi e madhe, sepse si pasojë e fjalës tënde duhet që të gjykojmë në devijimin e menhexhit të dhjetëra, apo qindra prej dijetarëve dhe kërkuesve të diturisë, si dhe gjykove për dijetarët e mëdhenj si dijetari i madh Ibn Baz, Ibn Uthejmin, shejh Abdulaziz Ali Shejh, shejh Feuzanin, shejh Abadin dhe të tjerë që janë shumë, dhe se numri i tyre është shumë e shumë herë më i madh.

E ti që shumë i ke thirrur njerëzit që tu binden prijësve prej dijetarëve dhe se bindshmëria ndaj tyre është obligim dhe se duhet me i respektuar ata, çka të gjeti që dole nga baza jote e drejtë të cilën ti e lavdëroje, e dole në këtë bazë të prishur në të cilën ti ecën?!

Unë në këtë shkrim të bëj thirrje o vëllai im që nxitohesh, të bëj thirrje ty dhe të tjerëve që janë si puna jote që të bëni pendim të sinqertë dhe të ktheheni në udhën e mbarë, si dhe të pyesni dijetarët nëse ju nuk dini. Ju këshilloj që mos të tregoheni kryeneç, sepse pak prej devotshmërisë dhe mendjes mjafton që të kuptoni se ju keni devijuar me këtë bazë të prishur!

Pretendimi i tyre se dijetarët nuk e dinë dhe nuk e kuptojnë aktualitetin!!

Dije vëlla, lexues i nderua, Allahu të dhëntë sukses në çdo punë të mirë, se nëse u thuhet atyre se kjo që ju po bëni duke i konsideruar si mohuesa udhëheqësit e muslimanëve, nuk e thonë dijetarët e as që ata bien dakord me ju! Ata ngrihen dhe thonë: “Dijetarët nuk e dinë dhe se i fshihet atyre aktualiteti”, duke pretenduar se ata e kanë kuptuar aktualitetin të cilin nuk e kanë kuptuar dijetarët dhe se arritën të gjejnë diçka që dijetarët nuk e kanë gjetur, e gjëra të ngjashme me këto budallallëqe, e fjalëve të prishura, pa peshë, derisa u nxorën njerëzve diçka që e quajtën “Kuptimi i aktualitetit”. E njëjta gjë për fatin e keq ndodh edhe me këta që nxitohen në bërjen bidatçi, fjalët e tyre pothuajse janë të njëjtat. Nëse i thuhet atij se filanin nuk e ka bërë bidatçi filani prej dijetarëve, apo se shumica e dijetarëve nuk e kanë konsideruar si bidatçi filan shoqatë, apo filan grup! Thonë: Dijetarët nuk e dinë dhe se ne dimë diçka që ata nuk e dinë, si dhe kemi provuar dhe kemi parë atë çka dijetarët nuk e kanë parë, subhanallah sa të ngjashme janë fjalët e tyre me të atyre!

Pasimi i tekave, e ku e din ti se çështë pasimi i tekave?

Përkujtoj veten time dhe çdo person që kam mundësi ta përkujtojë me këtë fjalë të lartë të dijetarit të madh Jahja el-Mualimi el-Jemani (Allahu e mëshiroftë) ku ka thënë në librin e tij “Et-Tenkil” (2/197): “Kontrolloje veten tënde se do ta gjesh se është e sprovuar me gabim ose mangësi në fe, si dhe do të gjesh atë që ti e urren se është sprovuar me gabim apo mangësi tjetër që nuk është në fenë e Allahut, e cila është më e madhe se ajo të në cilën ti gjendesh! A do ta gjesh urrejtjen që ke ndaj asaj që ai gjendet në të, të barabartë me urrejtjen që ke ndaj asaj që gjendet tek ti?! Dhe a e gjen veten tënde në qortimin që i bën vetes të jetë e barabartë në qortimin që ke ndaj tij?! Në përgjithësi rrugët e tekave janë më shumë se sa të numërohen, dhe unë e kam provuar me veten time që ndoshta kam parë një çështje duke pretenduar se nuk kam pasim dëshire në të dhe më del diçka që vendon në të, vendim që më pëlqen mua, e më pas më vjen një mendim që e dëmton këtë që sapo vendosa dhe e vërej se ky mendim i dytë më mundon në veten time derisa mundohem qe t’i gjej ndonjë përgjigje duke mos shikuar në trajtimin e përgjigjes. Kjo ndodh se pasi që unë vendosa atë çështje dhe ai mendim më pëlqeu fillova që të kem dëshirë në vërtetësinë e saj, e gjithë kjo ndodh në veten time e njerëzit nuk e dinë. Si do jetë puna nëse unë do ta shpërndaja tek njerëzit e më pas të mu bënte e qartë gabimi në të?! E si do jetë puna nëse gabimin nuk e gjej unë por dikush tjetër më kundërshton në të?! E si do jetë puna nëse ai i cili më kundërshton mua është prej atyre që unë e urrej?!” mbaroj fjala e tij.

Vëlla lexues, a meditove në fjalën e dijetarit të madh el-Mualimi? Pasha Allahun, ai i cili e lexon atë gati sa nuk mendon se është prej dritës së shpalljes, e kjo nuk është e huaj tek dijetarët dhe trashëgimtarët e Pejgamberëve. Cili është ai i cili e pastron veten e tij, e se ai është i pastër prej tekave, ose ajo që ai vendos nuk ka dëshira në të?!

Allahu i Lartësuar i ka thënë pejgamberit të Tij, Davudit –alejhi selam-: “e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së Allahut” (Sad: 26). Prej këtij ajeti fisnik përfitohet se tekat (dëshirat) janë tek çdo person, sepse Allahu i Lartësuar nuk i tha pejgamberit të Tij, Davudit –alejhi selam- mos kij dëshira, porse i tha: “mos shko pas dëshirave”.

Dijetari i madh Ibn Meadi (Allahu e mëshiroftë) në tefsirin e tij të këtij ajeti ka thënë: “mos i paso dëshirat që të mbash krahun e ndonjërit prej të afërmve, apo shokëve, apo të dashurve, apo ta urresh tjetrin sepse dëshira të devijon nga rruga e Allahut dhe të nxjerr nga rruga e drejtë”. Mbaroj fjala e tij.

Ndaj le të shikojë secili prej nesh pa përjashtim se a jemi prej atyre që çdo gjë që e veprojmë të pastër prej tekave dhe dëshirave të vetes?

Metodolodhia e shejhut dijetarit të madh Abdulaziz ibn Baz në kundërpërgjigjen ndaj kundërshtarit:

Njëri prej nxënësve më të spikatur të shejh Ibn Bazit (Allahu e mëshiroftë) si dhe zëvendësuesi i tij në postin e dekanit në Fakultetin Islamik në Medine, i cili është shejhu dijetari i hadithit e i fikhut Abdulmuhsin el-Abad el-Bedër (Allahu e ruajt) na cilëson menhexhin e shejh Ibn Bazit (Allahu e mëshiroftë) në kundërpërgjigjen që i bën kundërshtarit ku thotë: “Ishte metodë që u cilësonte me butësi, keqardhje, dëshirë që të ishte i pastër personit që i bënte kundërshtimin në mënyrë që tu kthente në të vërtetën. Gjithashtu prej metodës së tij (Allahu e mëshiroftë) ka qenë se nëse dëshironte t’i kundërpërgjigjej kundërshtarit nuk e mundonte veten e tij që të gjëmonte të metat e tij, as nuk e bojkotonte apo të thërriste të tjerët që ta bojkotonin, porse e konsideronte veten e tij se e ka kryer atë që kishte obligim në këshillim dhe qartësimin e gabimit dhe u merrte me diturinë, punën dhe thirrjen në mirësi dhe në dobi të njerëzve me mënyra të ndryshme dobie” mbaroj fjala e tij marrë prej parathënies së librit “Metoda e shejh Ibn Bazit në kundërshtimin ndaj kundërshtarit” të autorit: Najif ibn Memduh.

Them: ah sikur ne të ndiqnim metodën e shejhu dijetarit të madh, prind për dijetarët dhe popullatën e thjeshtë Abdulaziz ibn Baz (Allahu e mëshiroftë), sepse kundërshtimet e tij janë të ruajtura, e të botuara, të dobishme dhe gjithëpërfshirëse.

Unë ju këshilloj vetëm me një gjë:

Dije, Allahu të udhëzoftë se njerëzit zakonisht kur dëgjojnë atë që i korrigjon ata, apo i përmend gabimet e tyre, apo refuzon atë me të cilën ata janë mësuar me të, fillojnë që të bashkëpunojnë për ta refuzuar të vërtetën dhe mbajnë njëri-tjetrin në të kotën apo gabimin pa menduar në fjalët e atij që i kundërshton ata. Ndaj Allahu i Lartësuar ka thënë: “Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të Allahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje” (Sebe: 46). Me këtë unë këshilloj vëllezërit e mi që nxitohen në bërjen bidatçi që të ulet secili prej tyre vetëm apo me ndonjë vëlla që është i mençur dhe të mendojnë rreth gjendjes së tyre dhe metodologjisë që ata pasojnë, menhexh që pothuajse nuk ka kush që përputhet me ta në të, se kjo gjendje në të cilën ata ndodhen a është e vërteta?! Dhe se shumica e dijetarëve dhe shumica e madhe a janë në përputhshmëri me atë gjendje në të cilën ata janë, duke i konsideruar njerëzit bidatçi e duke përfolur menhexhin e tyre? Si dhe i këshilloj ata që t’i drejtohen Allahut me vërtetësi dhe sinqeritet dhe ta lusin Atë që tua tregojë të vërtetën dhe tu japi sukses në kapjen pas saj.

E lus Allahun e Lartësuar që të më japi sukses mua dhe muslimanëve në veprat që ka mirësi dhe dobi, falënderimi i takon vetëm Allahut, në fillim e në fund, haptas e fshehtas, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

 

Shkori shejhu i deruar:

Salim ibn Sead Et-Tavil

16/10/1430H – 05/10/2009

Përktheu:

Abdurahman Rama

Loading...