Tradita e dhuratave të ndërsjellta në raste vizitash

January 21, 2016

Dhurimi i një shume të hollash (nga gratë), kur ndonjëra lind fëmijën e saj

Në mendimin tuaj, si e gjykon legjislacioni Islam atë që sot është bërë zakon tek gratë, që kur ndonjëra prej shoqeve lind fëmijë, ato shkojnë ta vizitojnë dhe i dhurojnë një shumë të hollash, që mund të rëndojë në kurrizin e bashkshortit dhe ndoshta kjo sjell dhe problem mes tyre. Ky veprim (dhurmi për lindjen), a ka bazë në fe?

Përgjigje: Falenderimet i takojnë vetëm Allahut! Po, dhurata që bëhet për lindjen e fëmijës nuk ka ndonjë problem në origjinë. E themi këtë, sepse origjina tek dhuratat madje dhe në shkëmbimet e ndërsjellta (tregëti) është lejimi, përveç atyre rasteve ku specifikisht argumentet e ndalojnë.

Nëse është bërë zakon tek njerëzit, që kur lind dikush, ti dhurojnë të afërmit diçka prej të hollave, kjo ska problem të praktikohet, duke ndjekur zakonin dhe traditën. Nuk themi se ky veprim konsiderohet adhurim ndaj Allahut, sepse unë momentalisht nuk di ndonjë rast nga suneti, që të pohojë pëlqyeshmërinë e këtij veprimi, por kjo mbetet zakon i njohur tek njerëzit dhe e pranueshme mes tyre.

Por duhet pasur kujdes nëse kjo traditë përmban në vetvete dëm ndaj dikujt.  Në këtë rast, ky dëm nuk duhet të ndodhë.

Pra nëse ky zakon rëndon (mundin) e burrit, sidomos kur gruaja i kërkon me ngulm burrit të saj që ti japë këto të holla (që e rëndojnë), me qëllim që t’ia japë shoqes që i ka lindur një fëmijë, kjo gjë është e ndaluar, sepse përmban lëndim ndaj burrit dhe e vë në pozitë të vështirë atë.

Ndërsa ajo që është bërë TRADITË me dhurata, me gjëra të lehta, të cilat sjellin afrimitet dhe dashuri mes njerëzve, kjo nuk ka asnjë problem.

[Fetaua Nurun Ala derb, Muhamed bin Salih el Uthejmin fq 34,35].

Përktheu Fatjon Isufi

Loading...