Thotë Imami, Allahu e mëshiroftë:
“Kam shkruar nga i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – 500 mijë hadithe. Prej tyre zgjodha ato që i përfshiva në librin tim – “Suneni” – ku mblodha 4800 hadithe. Aty përmenda të saktët, ata që u ngjajnë atyre, ata që u afrohen, ndërsa ata hadithe që kanë dobësi të madhe i kam sqaruar.* (Në një vend tjetër thotë: Nuk kam përmendur në të asnjë hadith për të cilin dijetarët kanë rënë dakord se është i dobët – siç përmend Hattabi.) I mjaftojnë njeriut prej tyre për fenë e tij katër hadithe:
1. “Veprat janë sipas qëllimit…”
2. “Nga Islami i mirë i njeriut është largimi nga ajo që nuk i intereson.”
3. “Nuk është njeriu besimtar i vërtetë derisa të dojë për vëllanë e tij atë që do për veten.”
4. “E lejuara është e qartë dhe e ndaluara është e qartë, dhe mes tyre janë disa gjëra të paqarta…”
Thotë Imam Dhehebiu: “A i është përmbajtur këtij kushti sepse i ka sqaruar hadithet që kanë dobësi të dukshme, dhe ka heshtur ndaj atyre që kanë dobësi të mundshme.”
E ka shkruar këtë libër herët dhe ka qëndruar 40 vjet duke ua përcjellë njerëzve, aq sa ndonjëri prej nxënësve të tij e ka dëgjuar gjashtë herë librin prej tij.
Shënim i rëndësishëm: Përveç dy librave të saktë ku mjafton të thuhet; Transmeton Buhariu, ose Muslimi’ si saktësim për hadithin sepse hadithet e tyre janë të sakta, për të tjerët prej koleksionuesve të hadithit nuk mjafton të thuhet; Transmeton filani (Nesai p.sh.), por duhet të shoqërohet kjo patjetër me vlerësimin që i ka bërë hadithit dikush prej dijetarëve të kësaj fushe. Përndryshe nuk kanë sjellë dituri të saktësuar.
Emin Bilali
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve