Disa fjalë për Sunenin e Ebu Daudit

Disa fjalë për Sunenin e Ebu Daudit

Thotë Imami – Allahu e mëshiroftë:
“Kam shkruar nga i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – 500 mijë hadithe, prej tyre zgjodha ato që i përfshiva në librin tim – dmth “Suneni” – ku mblodha 4800 hadithe, ku përmenda të saktët, ato që u ngjajnë atyre dhe ato që u afrohen atyre. Dhe ata hadithe që kanë dobësi të madhe i kam sqaruar.* (Ndërsa në një vend tjetër thotë: ‘Nuk kam përmendur në të asnjë hadith për të cilin dijetarët kanë rënë dakord se është i dobët’- siç përmend Khattabij) I mjaftojnë njeriut prej tyre për fenë e tij katër hadithe:
1. “Veprat janë sipas qëllimit…”
2. “Nga Islami i mirë i njeriut është largimi nga ajo që s’i intereson”
3. “Nuk është njeriu besimtar i vërtetë derisa të dojë për vëllanë atë që do edhe vet”
4. “E lejuara është e qartë dhe e ndaluara është e qartë, mes tyre janë disa gjëra të paqarta…”
*Thotë Imam Dhehebiu: “Dhe i është përmbajtur këtij kushti, sepse ai i sqaroi hadithet që kanë dobësi të dukshme, dhe heshti ndaj atyre që kanë dobësi të mundshme”
E ka shkruar këtë libër herët, dhe ka qëndruar 40 vjet duke ua përcjellë njerëzve, aq sa ndonjëri prej nxënësve të tij e ka dëgjuar 6 herë librin prej tij.

Shënim i rëndësishëm: Përveç “Dy të saktëve” ku mjafton të thuhet ‘Transmeton Bukhariu, ose Muslimi’ si saktësim për hadithin, sepse hadithet e tyre janë të sakta, për të tjerët prej koleksionuesve të hadithit, nuk mjafton të thuhet: Transmeton filani, (Nesai psh), por duhet të shoqërohet kjo patjetër me vlerësimin që i ka bërë hadithit dikush prej dijetarëve të kësaj fushe, përndryshe nuk ke sjellë dituri të saktësuar.

Emin Bilali