Falënderimet i përkasin vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Profetin e fundit, Muhamedin alejhis selam, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij.
1. Kurbani është çfarë theret në ditët e festës së kurbanit si afrim tek Allahut i Madhëruar në të gjitha vendet, qoftë në Meke dhe vendet e tjera. Kjo është prej adhurimeve më të mira. Ngase Allahu e ka afruar atë (bërjen kurban) me namazin në Librin e Tij, ku thotë: “Me të vërtetë që Ne të kemi dhënë ty shumë të mira, andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban!…” El Keuther, 1-2
Po ashtu thotë: “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”. El Enam, 162-163
2. Gjykimi për kurbanin: Ai është sunet muekede (i fortë) për personin që ka mundësi. Nuk lejohet që ai të neglizhoj në këtë pikë. Ai ther për veten dhe familjen e tij.
3. Nuk transmetohet se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka bërë kurban duke veçuar me të ndonjë prej të vdekurve. Po ashtu një gjë e tillë nuk transmetohet as nga shokët e tij radijAllahu anhum.
4. Kurbani ka kohë të përcaktuar, e cila fillon me mbarimin e namazit të festës e përfundon me perëndimin e diellit të ditës së trembëdhjetë (dhulhixhe). Pra, janë gjithsej katër ditë. Kushdo që ther kurban brenda saj kohe të përcaktuar, ditën apo natën, kurbani i tij është i saktë. Ndërsa kush ther jashtë kësaj kohe, qoftë para namazit të festës, kurbani i tij nuk pranohet dhe ai duhet të ther një kurban tjetër. Po ashtu kush ther pas perëndimit të diellit të ditës së trembëdhjetë të dhulhixhes, kurbani i tij nuk vlen, vetëm në rastë se ka ndonjë arsyetim legjitim nga feja.
5. Kurbani më i mirë është ai që ka më shumë mish dhe që është më i dobishëm për të varfërit. Disa dijetarë thonë se më i miri është ai që kushton më shumë. Po nëse njeriun bashkon ndërmjet kurbanit që ka shumë mish, kushton më shumë dhe është më i dobishëm kjo është më e mira.
6. Bërja kurban është më mirë se dhënia lëmoshë e vlerës së tij. Bazuar në veprën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sahabëve dhe të muslimanëve. Bërja kurban është nga shenjat e fesë së Allahut. Nëse njerëzit devijojnë nga ajo në dhënien sadaka, atëherë ky rit do të humbiste. Sikur dhënia lëmoshë e vlerës së kurbanit të ishte më e preferuar, atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem do e sqaronte këtë gjë me fjalën apo veprën e tij. Madje sikur dhënia lëmoshë e vlerës së kurbanit të ishte e barabartë me bërjen kurban, përsëri Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem do ta kishte sqaruar këtë
7. Për një familje mjafton bërja e një kurbani. Nëse në një shtëpi jetojnë prindërit me fëmijët e tyre, që janë të martuar, ku secili jeton në pjesën e vetë i pavaruar, në këtë rast duhet që secili prej tyre të bëj kurban.
8. A lejohet që personi të ther dy deshë me qëllim njëri për kurban e tjetrin për ta shpërndarë mishin? Siç e kemi thënë edhe me herët kurbani është sunet muekede dhe prej sunetit është që personi të ther vetëm një: për veten dhe familjen e tij, ashtu siç ka vepruar dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E të gjithë e dimë se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka qenë krijesa më e nderuar dhe më bujari. Si përfundim themi se nëse njeriu e bën këtë gjë (pra, bën dy kurbane), atëherë nuk ka problem inshaAllah.
9. Kur ther kurban thua “Bismilah, uAllahu ekber. Allahumme hadha minke ue lek. Allahumme hadhihi ani ue an ehli bejti”.
Nëse ther për dikë atëherë thua: “Bismilah, uAllahu ekber. Allahumme hadha minke ue lek. Allahumme hadha an…” përmend emrin e personit.
Bazuar në atë që transmeton imam Ahmedi (6/391) se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thoshte kur bënte kurban: “Allahumme hadha minke ue lek. Allahumme hadha an Muhamedin ue Ali Muhamed.”
10. Më e mira është që njeriu ta ther vetë kurbanin, ngase ky është adhurim me të cilin ai afrohet tek Allahu i Madhëruar. Por nëse për ndonjë arsye apo tjetër nuk mundet ta ther vetë, atëherë lejohet të caktoj dikë tjetër që ta kryej këtë.
11. I lejohet gruas ta ther vetë kurbanin dhe çdo gjë tjetër, siç tregohet në historinë e robëreshës që ruante delet, ku ujku sulmoi një dele dhe ajo mori një gurë të mprehtë dhe e theri atë. Transmeton imam Buhariu në kapitullin “El Uekaleh” (2304). Kjo ka ndodhur në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
12. I lejohet personit që t’i jap jobesimtarit prej mishit të kurbanit sadaka. Me kusht që ai mos të jetë prej atyre që i luftojnë muslimanët. Nëse është prej atyre, nuk i jepet asgjë, bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët. Allahu ju ndalon t’i bëni miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, si dhe mbështesin të tjerët që t’ju dëbojnë. Kushdo që i bën miq ata, është prej zullumqarve.” El Mumtehineh, 8-9
13. Lejohet që një pjesë e mishit të kurbanit të konsumohet edhe pas festës. Ngase hadithi që transmetohet nga Abdullah bin Umer radijAllahu anhuma e gjendet tek Muslimi, se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Askush mos të mbaj (ruaj) asgjë prej kurbanit nëse kalojnë tri ditë.” Ka qenë për shkak se në atë kohë njerëzit i kaploi uri e madhe. Më pas kjo u shfuqizuar (abroguar) me fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ju kisha ndaluar nga ruajtja (e mishit të kurbanit) sipër ti ditëve. Tani ruani sa të dëshironi dhe hani sa të doni.” Muslimi
14. Ajo që bëjnë disa njerëz, ku një pjesë të kurbanit ia japin atij që i jep, apo më jep që të jap, ky veprim është gabim.
15. Njeriu ha prej kurbanit të tij sa të dëshirojë, dhuron sa të dojë dhe jep sadaka prej tij sa të dojë. Disa dijetarë thonë se: Të hajë një të tretën e kurbanit, të dhurojë një të tretën dhe të jap sadaka një të tretën. “El Mugni” i Ibën Kudames (13/379).
16. Mendimi i disa njerëzve se kush prek diçka prej gjërave që ndalohen me futjen e muajit të dhulhixhes (p.sh. prerja e thonjeve, shkurtimi, mustaqeve, shkurtimi i flokëve etj.) kurbani i tij nuk pranohet është gabim e nuk ka lidhje me pranimin e kurbanit. Por personi që bën këto veprime ka kundërshtuar udhërin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. (Muslimi). Prandaj kërkohet nga ai të kërkoj falje dhe të pendohet për këtë veprim.
17. Nuk lejohet të shitet ndonjë pjesë e kurbanit, qoftë mish apo lëkura. Po ashtu nuk i jepet kasapit shërblim nga kurbani.
18. Prej kushteve të therjes përmendin: Personi të jetë musliman ose prej ehlul kitabit (krishterëve dhe çifutëve), të jetë i logjikshëm (jo i çmendur), të përmendi emrin e Allahut (të thotë Bismilah)e mos të ther për tjetër kënd pos Allahut.
19. Prej edukatës gjatë therjes përmendim: Drejtimi nga Kibla, therja në formën më të mirë me mjet të mprehtë (pa e munduar kafshën), kafsha të theret shtrirë duke qenë anash (përveç devesë e cila theret duke qenë në këmbë), mos ta shfaqë mjetin e therjes (thikën) në sy të kafshës, shtimi i tekbirit (Allahu ekber) pas përmendjes së Allahut (pas thënies Bismilah) e të lutet (bëj dua) që Allahu t’ia pranojë këtë kurban.
Shkëputur nga “Mexhmu fetaua ue rasail” shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!).
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Kurbani