Disa Sunete të përditshme që neglizhohen nga muslimanët (2)

February 13, 2016

Disa Sunete të përditshme që neglizhohen nga muslimanët (2)

9. Leximi i sureve “Es-Sexhde” dhe “El-Mulk”.
Transmetohet nga Xhabiri radijAllahu anhu se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk flinte derisa lexonte “elif, lam, mim.Tenzilu” (Es-Sexhde) dhe “Tebaarakel-ledhi bijedihil-mulk”. “Es-Sahihah” (585)

10. Leximi i sureve “Ez-Zumer” dhe “El-Isra”.
Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: “I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk flinte derisa lexonte “Ez-Zumer” dhe “Beni Israil” d.m.th. “El-Isra”. “Es-Sahihah” (641).

11. Leximi i sureve “El-Hadid”, “El-Hashr”, “Es-Saff”, “El-Xhmuah”, “Et-Tegabun” dhe “El-Eala”.
Transmeton El-Irbad bin Sarije se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk flinte pa i lexuar el-musebihatet dhe thoshte: “Në to gjendet një ajet që është më i mirë se njëmijë ajete”. “Sahihu et-Tirmidhi” (3406).

Ibën es-Salah (Allahu e mëshiroftë!): “Leximi i Kuranit është nderim me të cilin Allahu ka nderuar njeriun. Engjëjve nuk iu dha kjo gjë. Prandaj ata tregojne kujdes maksimal për ta dëgjuar (leximin e Kuranit) nga njeriu.”

12. Larja e hundës tri herë kur zgjohesh prej gjumit
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjë prej jush zgjohet nga gjumi atëherë le ta shpërlaj hundën e tij tri herë, sepse shejtani e kalon natën brenda hundës se tij.”

13. Mosfutja e dorës në enën me ujë kur ngrihesh nga gjumi.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush zgjohet nga gjumi, atëherë mos ta futë (zhytë) dorën e tij në ujë derisa t’i laj tri herë, sepse ai nuk e di se ku ka qenë (çfare ka prekur) dora e tij”.

14. Larja e gojes dhe hundës pas larjes së krahëve
Transmetohet nga El-Mikdam bin Madi Kerib radijAllahu anhu se ka thënë: “Të Derguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i sollën një enë me ujë dhe mori abdes. Lau duart tri herë, pastaj lau fytyrën e tij tri herë, pastaj lau krahët deri tek bërrylat tri herë, pastaj futi ujë në gojë dhe hundë tri herë, i dha mes’h kokës së tij dhe veshëve nga jashtë e brenda, pastaj lau këmbët e tij nga tri herë.”

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Lus Allahun të më ndihmojë mua dhe juve që të praktikojmë atë që kemi mesuar, sepse ne dimë shume por (fatkeqësisht) nuk punojmë veçse pak (nga ajo që kemi mësuar)”.

Allahu e mëshiroftë thëniësin: “Ai që nuk pi nga burimi i Sunetit ka për të vdekur i etur në detin e bidateve”.

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...