Falënderimi i takon Allahut! Paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin!
Thirrësi në rrugë të Allahut, i cili këshillon për vepra mira dhe ndalon nga e keqja duhet të pajiset me dituri. Allahu i Lartësuar thotë:
“Thuaj (o Muhamed): Kjo është rruga ime. Unë ftoj për tek Allahu me dituri të plotë, unë dhe ata që më pasojnë mua.” | Jusuf: 108 |
Dituria që kërkohet në këtë rast është dituria rreth librit të Allahut dhe rreth traditës profetike autentike. Cilido që dëshiron të kryejë një detyrë të tillë duhet të angazhohet me mësimin e Kuranit dhe me mësimin e trashëgimisë së saktë profetike. Duhet të dijë se cilat janë urdhëresat dhe ndalesat e Allahut, të dijë metodën profetike në lidhje me thirrjen islame sa i takon këshillimit për tek e mira dhe ndalimit prej së keqes, si dhe të njohë rrugën dhe praktikat që ndoqën sahabët (shokët e Profetit alejhi selam) në kryerjen e kësaj detyre.
Cilido që angazhohet me këtë detyrë fisnike duhet t’i kushtojë rëndësi primare studimit të librit të Allahut (Kuranit fisnik), studimit të librave të hadithit dhe studimit të veprave të dijetarëve musliman, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre duke sqaruar gjithçka që është e nevojshme në këtë drejtim.
Kush angazhohet me një detyrë të tillë duhet t’iu kushtojë rëndësinë e duhur këtyre që thamë, pra diturisë që gjendet në librin e Allahut dhe në traditën profetike me qëllim që t’i gjykojë çështjet ashtu siç është e drejtë.
Thirrjen për tek e mira ta bëjë ashtu siç duhet si dhe këshillimin për të mirë duke qenë i vetëdijshëm dhe i pajisur me dituri. Dhe jo të ndalojë nga një e keqe duke sjellë pas saj një të keqe akoma më të madhe, e as të këshillojë për diçka të mirë ndërkohë që me këtë të mirë na sjell një të keqe më të madhe sesa e mira që u mundua të sillte.
Ai që angazhohet me detyrën e thirrjes islame duhet të pajiset me dituri (dhe urtësi) me qëllim që t’i vlerësojë çështjet ashtu siç duhet.
Marrë nga koleksioni i fetvave të shejh Ibën Bazit 27/340.
Përktheu: Arjan Haskasa
Të Ngjashme
- Prezantim i shkurtër mbi Islamin Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Këshilla të vyera në kohë sprovash dhe trazirash Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij