Dobia e lutjeve dhe përmendjes së Allahut në mbrojtjen e njeriut

January 26, 2017

Dobia e lutjeve dhe përmendjes së Allahut në mbrojtjen e njeriut.

 

Ibnul Kajjimi rahimehullah ka thënë: Lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes janë si një këmishë e hekurt, e cila sa më e fortë dhe më e ngjeshur që të jetë, aq më i mbrojtur është ai që e mban veshur, duke mos u lënduar aspak. Madje mund të arrijë forca e asaj veshjeje mbrojtëse që ta kthejë mbrapsht shigjetën tek ai që e ka hedhur.

Ibnu Salahu rahimehullah ka thënë: Nëse tregohesh i kujdesshëm në vazhdimësi në thënien e lutjeve të mëngjesit dhe të mbrëmjes, lutjeve pas namazeve dhe lutjeve të gjumit, do të konsiderohesh nga ata që e përmendin shumë Allahun.

Ibnul Kajjimi rahimehullah ka thënë:  Nga dobitë e përmendjes së Allahut është se i jep forcë përmendësit të Allahut në atë masë saqë ai arrin të bëjë gjëra që nuk e mendonte se do i bënte dot ndonjëherë.

Ibnul Kethiri rahimehullah ka thënë:  Visheni petkun e dhikrit (përmendjes së Allahut) në mënyrë që t`u mbrojë nga e keqja e njerëzve dhe e xhindëve. Mbulojini shpirtrat tuaj me istigfar (kërkim falje Allahut) në mënyrë që t`u shlyhen mëkatet e ditës dhe natës.

Shejhu Muhamed bin Salih el Uthejmini rahimehullah ka thënë: : Lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes janë më të forta se porta mbrojtëse ndaj Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, nëse thuhen me vëmendje dhe përkushtim të zemrës.

 

Përktheu Shuajb Rexha

 

Loading...