1- Ndihmon në shpjegimin e Kuranit sepse njohja e kohës dhe ngjarjeve të shpalljes na ndihmon në kuptimin dhe shpjegimin e saktë të një ajeti, edhe pse ajo që meret parasysh nga ajeti është përgjithësia e formulimit të tij dhe jo shkaku specifik i shpalljes së tij. Në dritën e kësaj dijetari i tefsirit është në gjendje që kur dy ajete në paraqitje duken sikur përplasen mes tyre, të dallojë mes ajetit të shfuqizuar dhe ajetit shfuqizues. Kjo sepse ajeti i zbritur më vonë e shfuqizon atë që është shpallur më parë.
2- Shijojmë stilin e Kuranit dhe përfitojmë nga metodën ose mënyrat e ftesës në fenë e Allahut. Kjo ngase çdo situatë kërkon stilin dhe mënyrën e veçantë, dhe të marësh në konsideratë gjendjen dhe situatën konsiderohet prej kuptimeve më të veçanta të retorikës. Veçoritë dalluese të metodës dhe stilit të Kuranit të shpallur në Meke dhe në Medine i ofrojnë nxënësit një metodologji për të njohur mënyrat e thirrjes në fenë e Allahut, duke u përshtatur edhe me mentalitetin e atij që fton. Sepse çdo etapë prej etapave të thirrjes përmban temat dhe metodat e veta, dhe kjo bëhet absolutisht e qartë nga mënyrat dhe metodat e ndryshme të Kuranit kur iu drejtohet; besimtarëve, idhujtarëve, jobesimtarëve dhe ithtarëve të librit.
3- Njohim biografinë profetike përmes ajeteve kuranore, sepse ajetet janë pika e parë referuese për njohjen e biografisë së tij.[1]
4- Suret e zbritura në Meke janë 82, ndërsa ato të shpallura në Medine janë 20. Rreth 12 sureve dijetarët janë kundërshtuar nëse janë shpallur në Meke apo në Medine. Kështu, numri i të gjitha sureve është 114 kapituj dhe numri i ajeteve të Kuranit është 6236 vargje.
Shkëputur nga libri: “Si ta kuptojmë Kuranin?”
Shkroi: Shejh Muhamed Xhemil Zejno
Përktheu: Fatjon Isufi
——————————————-
[1] Për më tepër shih studimet e librit “Shkencat e Kuranit” të autorit Mena el Katan.
Të Ngjashme
- Këto janë pyetjet më të mëdha të jetës tënde. Udha e Besimtarëve
- Njeriu duhet të pyesë veten, përse ndodhin këto! Udha e Besimtarëve
- Ligji i pandryshueshëm i Allahut Udha e Besimtarëve
- Begatia e vërtetë e jetës Udha e Besimtarëve
- Kategoritë e njerëzve që jetojnë për këtë botë dhe harrojnë botën tjetër Udha e Besimtarëve