Agjërimi forcon sistemin tonë imunitar. Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë së Jugut vëzhguan minj dhe njerëz që qëndruan pa ushqim 2 deri në 4 ditë njëra pas tjetrës brenda një periudhe 6 mujore, dhe vunë re se agjërimi i nxiti trupat e tyre që të liroheshin prej qelizave joefektive dhe të prodhonin qeliza të tjera të shëndetshme.
Studiuesi: Është e njohur prej kohësh se njëra nga mënyrat për të zgjatur jetën e kafshëve laboratorike (që përdoren për eksperimente) është të pakësojmë energjinë që ato konsumojnë. Agjërimi i bën mirë trurit. Ka argumente – jo vetëm nga kafshët por edhe nga njerëzit – se agjërimi është i mirë edhe për trupin. Ai redukton pezmatimet (inflamacionet), pakëson oksidimin e organeve jetike në të gjithë trupin (pakëson rrezikun e atakut kardiak… etj).
Agjërimi është një sfidë për trurin tuaj, dhe kësaj sfide të mungesës së ushqimit truri i përgjigjet duke aktivizuar disa shtigje të cilat bashkëveprojnë me trurin dhe e ndihmojnë atë për të përballuar presionin dhe luftimin e sëmundjeve.
Njerëzit mund të jetojnë me 1/4 e asaj që hanë dhe me 3/4 e tjera jetojnë doktorët e tyre.
Agjërimi pakëson enzimën e quajtur PKA duke i hapur rrugën rigjenerimit të qelizave staminale, dhe ul nivelin e hormonit të rritjes të quajtur IGF1 që ka lidhje me kancerin.
Një nga autorët e studimit e krahason këtë proçes me një avion të ngarkuar me peshë mbi normën, i cili lehtësohet nga pesha e tepër që mbart, duke thënë: “Kur ti agjëron sistemi përpiqet të ruajë energji, dhe një nga gjërat që bën për t’a ruajtur këtë energi është duke ricikluar qelizat e sistemit imunitar të cilat nuk nevojiten, sidomos ato që mund të jenë dëmtuar.
Kështu, ajo që është e mirë për shëndetin tonë shpirtëror duket të jetë e mirë edhe për shëndetin tonë fizik.”
Lorie Johnson CBN News.
1) Kjo të kujton hadithin profetik: “Nuk ka mbushur njeriu ndonjë enë më të keqe se sa barku i tij. I mjaftojnë njeriut disa kafshata që i’a mbajnë shpinën drejtë, e nëse duhet patjetër (të shtojë mbi këtë sasi) atëherë le të jetë 1/3 për ushqimin e tij, 1/3 për pijen e tij dhe 1/3 për frymëmarrjen e tij.” (Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh. Tirmidhiu thotë: Hadith i mirë.)
Thotë Ibn Rexhebi në shpjegimin e tij: “Ky hadith është një rregull madhështor prej rregullave të mjekësisë. Përcillet se kur mjeku Ibn Masujeh e lexoi këtë hadith te libri i Ebu Hejthemit, tha: Sikur njerëzit t’i zbatonin këto fjalë do të shpëtonin prej sëumundjeve, dhe spitalet e farmacitë do të mbeteshin pa punë.
Ai i tha këto fjalë sepse origjina e çdo sëmundjeje është mbingopja.
“Xhamiul Ulumi uel hikem” (hadithi 47).
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve