Është pyetur shejh Abdul Aziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë): A mund të thuhet lutja e hyrjes në tualet në çdo rast, apo vetëm në rastin kur njeriu do të kryejë nevojat personale?
Përgjigje: Pëlqehet thënia e lutjes në çdo rast, pa e kufizuar me rastin e kryejes së nevojës.E njëjta gjë thuhet edhe për lutjen kur del nga tualeti.
Tirmidhiu përcjell nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) se ka thënë: Profeti (alejhi selam) kur dilte nga tualeti thoshte: Gufraneke (Kërkoj faljen tënde o Zot).
Dijetarët kanë përmendur disa urtësi lidhur me istigfarin në lutjen kur del nga tualeti dhe njëra prej tyre është: Mos përmendja e Allahut të Lartësuar gjatë kohës që qëndron brenda (në tualet) dhe Muslimani këtë e sheh si mangësi dhe mundohet ta riparojë duke kërkuar falje. Për më tepër shih [En Nihaje fi garibil hadith 3/703].
Kjo urtësi përfshin edhe atë që hyn në tualet për ndonjë arsye tjetër dhe jo për kryerjen e nevojës personale. Istigafari është puna ditore e Muslimanit prandaj nuk ka problem inshallah që ta praktikojë lutjen edhe kur del nga tualeti.
[Koleksioni i fetvave të Ibn Bazit 10/29].
Përktheu Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve