Njeriu nuk duhet të mjaftohet vetëm me përmirësimin e vetes së tij, por duhet medoemos edhe përmirësimi i familjes dhe i atyre që ka nën përgjegjësi.
Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Shmangni dhe largoni prej vetes dhe prej familjeve tuaja një zjarr, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Mbi të janë (caktuar) melekë të vrazhdë e të ashpër të cilët nuk kundërshtojnë urdhërat që marrin prej Allahut, por zbatojnë atë që u është urdhëruar.” |Surja Tahrim: 6|
Profeti -Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të- ka thënë: “Me të vërtetë që Allahu do ta pyesë në ditën e gjykimit çdokënd për ata që ka patur nën përgjegjësinë e tij, se a i ka ruajtur (nga gjynahet dhe devijimet) apo i ka humbur ata.” Hadith i mirë.
Marrë nga libri: “Besimi i çdo muslimani”.
Autori: Muhamed Xhemil Zejno
Përktheu: Anis Agovi