Dy gjëra që nuk i dëshirojnë në këtë botë ata të cilët do të jenë banorë të Xhenetit

May 26, 2022

Dy gjëra që nuk i dëshirojnë në këtë botë ata të cilët do të jenë banorë të Xhenetit në botën tjetër.

Allahu i Lartësuar thotë: “Xhenetin e kemi bërë për ata të cilët nuk e dëshirojnë lartësimin në Tokë (mendjemadhësi e ngritje mbi të tjerët dhe ndaj së vërtetës) dhe gjynahet. Për të tillët është ky përfundim i mirë.” El Kasas: 83.

Komentuesi i famshëm i Kuranit Abdurrahman ibn Nasir es Si’idij – Allahu e mëshiroftë – ka thënë në komentin e këtij ajeti:
“…nuk kanë dëshirë…” e si është çështja e atyre të cilët punojnë për lartësim në Tokë ndaj njerëzve dhe për mendjemadhësi ndaj tyre dhe ndaj së vërtetës?!

Më tej thotë: “Ata të cilët nuk kanë dëshirë dhe synim lartësimin në Tokë dhe gjynahet, medoemos dëshira e tyre është vetëm për Allahun, synimi i tyre është bota tjetër, realiteti i tyre është thjeshtësia ndaj robërve të Allahut, nënshtrimi ndaj të vërtetës dhe kryerja e veprave të mira.”

Anis Agovi

Loading...