Mësimi (1) – Akide
E drejta e Allahut mbi robërit
Pyetja e parë: Përse na ka krijuar Allahu?
Përgjigja: Allahu na ka krijuar që t’a adhurojmë vetëm Atë dhe të mos e barazojmë me asgjë dhe askënd tjetër. Argumeti në lidhje me këtë është fjala e Tij – Qoftë i Lartësuar – në suren Dharijat:
{ وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ }الذاريات (56)
{…dhe se Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për tjetër veçse për të më adhuruar Mua.}(Dharijat: 56).
Si dhe fjala e të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
( حق الله على العباد ان يعبدوه ولايشركوا به شيئا )
“E drejta e Allahut mbi robërit është që t’a adhurojnë vetëm Atë dhe të mos e barazojnë me asgjë.” (Mutefekun alejhi)
Pyetja e dytë: Ç’kuptojmë me adhurim (ibadet)?
Përgjigja: Termi “adhurim” përfshin kryerjen e gjithçkaje të cilën e dëshiron Allahu i Lartësuar, qoftë ajo fjalë apo vepër, si; lutje, namaz, kurban, e të tjera si këto… siç ka thënë i Lartësuari:
{ قل أن صلاتي ونسكي ومحياي ومماتي لله رب العالمين } (الانعام: 126 )
{Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve.} (El-En’am: 162)
Fjala “kurbani im” nënkupton: “Therja e kafshëve të lejuara.”
Po ashtu i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
(( وماتقرب عبدي إلي بشيء أحب الي مما افترضته عليه ))
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Nuk afrohet robi Im tek Unë me diçka më të dashur se sa kryerja e obligimeve të cilat i’a kam bërë atij obligim (farz).» (Hadith Kudsij. Transmeton Buhariu)
Pyetja e tretë: Si t’a adhurojmë Allahun?
Përgjigja: Ne e adhurojmë Allahun vetëm ashtu siç Ai dhe i Dërguari i Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) na kanë urdhëruar, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar i Cili thotë:
{ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَلَا تُبْطِلُوا أَعْمَالَكُمْ }
“O ju që keni besuar! Ndiqeni Allahun dhe ndiqeni të Dërguarin, dhe mos i çoni dëm punët tuaja.” (Muhamed: 33)
Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), në lidhje me këtë ka thënë:
( من عمل عملاً ليس عليه أمرنا فهو رد )
“Kush bën një vepër që nuk përputhet me çështjen tonë, ajo është e refuzuar.” Transmeton Muslimi.
Fjala “e refuzuar” nënkupton “nuk është e pranuar tek Allahu”.
Pyetja e katërt: A mund të adhurohet Allahu me frikë-respekt dhe me shpresë?
Përgjigja: Po, natyrisht që kështu duhet adhuruar. Allahu i Lartmadhëruar në lidhje me këtë, duke përshkruar adhurimin e besimtarëve të vërtetë thotë:
( يدعون ربهم خوفاً وطمعاً )
“E adhurojnë Allahun me frikë-respekt dhe me shpresë.” (Sexhde: 16)
Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
( أسأل الله الجنة، وأعوذ به من النار )
“I lutem Allahut duke i kërkuar Xhenetin dhe i kërkojmë Atij mbrojtje prej zjarrit!” (Hadith Sahih. Transmeton Ebu Daudi)
Pyetja e pestë: Si arrihet përkryerja në adhurim?
Përgjigja: Përkryerja në adhurim arrihet duke e ndier mbikqyrjen e Allahut gjatë adhurimit, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
( الذي يراك حين تقوم * وتقلبك في الساجدين )
“(Allahu është Ai) I Cili të shikon kur ti ngrihesh për të falur namaz, si dhe përkuljen tënde (me ata që bien) në sexhde.” (Esh-Shuara: 218-219)
Ndërsa i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
( الإحسان أن تعبد الله كأنك تراه، فإن لم تكن تراه فإنه يراك )
“Përkryerja është që t’a adhurosh Allahun sikur e shikon Atë. Edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.” Transmeton Muslimi.
Përktheu: Bashkim Selmani
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve