Edukata e fjetjes

January 27, 2022

Transmetohet nga Hudhejfe (radijAllahu anhu) se ka thënë: “Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) kur shtrihej për të fjetur e vendoste doren e tij nën faqe, pastaj thoshte: Allahumme bismike emuutu ue ahja.” Dhe kur zgjohej thoshte: “Elhamdulilahil-ledhi ahjana beadema ematena ue ilejhin-nushur.” Shënon Buhariu.

Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) pa një person të shtrirë mbi barkun e tij, dhe i tha: “Këtë lloj shtrirje nuk e do Allahu.” Shënon Tirmidhiu (2768), dhe e ka saktësuar Shejh Albani në “El-Mishkah” (4718).

Shpjegim:

Fjetja ka norma edukative dhe sunete të cilat i ka ligjësuar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe ua ka mësuar ato sahabëve (radijAllahu anhum), dhe nëpërmjet tyre edhe umetit të tij. Prej tyre janë:

1. Fjetja duke qenë me abdes.

2. Dhikri i fjetjes dhe zgjimit nga gjumi.

3. Forma e saktë e gjumit (sesi duhet të flejë muslimani).

Dobi:

– Pëlqyeshmëria e fjetjes me abdes.

– Pëlqyeshmëria e shtrirjes nga ana e djathtë dhe leximi i dhikrit të gjumit.

– Urrehet që njeriu të flerë i shtrirë (përmbys) me bark.

 

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...