Pyetje: A është e mjaftueshme vendosja e ezanit të inçizuar në altoparlantet e xhamisë kur hyn koha e namazit, pa qenë e nevojshme që dikush nga besimtarët ta thërrasë ezanin?
Përgjigje: Ezani i cili jepet në mënyrë të inçizuar nuk mjafton dhe nuk e luan rolin e ezanit lajmërues të hyrjes së kohës, sipas normës fetare të përcaktuar për këtë rast, sepse nuk është ezan real, por inçizim. Ezani është adhurim, i cili që të jetë i vlefshëm ka kusht dy gjëra: Nijetin dhe veprën konkrete, sipas hadithit të Profetit salallahu alejhi ue selem:” Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe secili shpërblehet sipas qëllimit që ka pasur”. Prandaj, kur hyn koha e namazit duhet thirrur ezani nga dikush në vendin ku do të falet namazi. Nëse muezini e ka të nevojshme që të përdorë altoparlantet për amplifikimin e zërit që të arrijë zëri tek sa më shumë njerëz që të lajmërohen për namazin, kjo është gjë e mirë.
Komisioni i Përhershëm i fetvave, vëll 5 fq 63
Përktheu Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije