A është i saktë ky hadith?

May 29, 2016

Pyetësi pyet në lidhje me hadithin “Kush e fal sabahun me xhemat (në xhami) pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa të lind dielli e pastaj fal dy rekate, ai fiton shpërblimin sikur të ketë kryer haxhin dhe umren”. A është i saktë?

Shejh Salih Sindi (Allahu e ruajttë!): Në lidhje me këtë hadith është bërë studim i gjatë përsa i përket anës së zinxhirit të tij. Për faktin se disa dijetarë e kanë konsideruar të mirë (hasen) e disa të tjerë e kanë konsideruar të dobët (daif).

Sido që të jetë kjo vepër në origjinë është legjitime. Qëndrimi yt derisa të lind dielli duke përmendur Allahun e Lartësuar është legjitime dhe saktësohet prej veprës së tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Ndërsa dy rekatet namaz janë namazi duhasë. Dhe namazi duhasë saktësohet prej veprës së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem madje dhe prej vetë fjalës së tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E si rrjedhojë ky veprim është legjitim.

Nëse ky hadith është autentik, elhamdulilah, e në të kundërt ky veprim është legjitim edhe nëse ky hadith nuk saktësohet.

Shkëputur nga shpjegimi i librit “Tri parimet” Përktheu:

Unejs Sheme

Loading...