Fikhu i namazit sipas Shejh Albanit – 2

Fikhu i namazit sipas Shejh Albanit – 2 

[4] Vendosja e duarve mbi kraharor pas ngritjes nga rukuja.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se namazliu kur ngrihet nga rukuja nuk i vendos (lidh) duart mbi kraharor, porse i lëshon ato.

Ky është edhe medhhebi hanefi,[1] maliki,[2] shafi,[3] dhe një transmetim tek hanbelitë.[4]

Madje këtë veprim shejhu e ka konsideruar si risi, duke thënë: “Nuk kam asnjë dyshim se vendosja e duarve mbi kraharor në këtë pozicion (pasi ngrihesh nga rukuja) është bidat.”[5] Por ai nuk e ka konsideruar bidatçi vepruesin.

[5] Ngritja e duarve në çdo ulje[6] dhe ngritje[7] në namaz.

Shejh Albani ka qenë i mendimit për pëlqyeshmërinë e ngritjes së duarve në çdo ulje dhe ngritje në namaz.[8] Ky është dhe medh’hebi i Ibën Hazmit,[9] dhe një transmetim nga imam Ahmedi[10] (Allahu i mëshiroftë).

Përsa i përket ngritjes së duarve kur shkon në ruku dhe ngrihesh prej saj, ky është medhhebi i shafive,[11] hanbelive,[12] një transmetim nga imam Maliku[13] dhe mendimi i Ibën Hazmit[14] (Allahu i mëshiroftë).

[6] Rënia me duar para gjunjëve në sexhde.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se; suneti është që namazliu kur shkon në sexhde ulet në fillim me duar dhe pastaj me gjunjë.[15]

Ky është medhhebi maliki,[16] mendimi i Euzait,[17] Ibën Hazmit[18] dhe një transmetim tek hanbelitë.[19]

[7] Ulja e pushimit (xhelsetul-istiraha).

Shejh Albani ka qenë i mendimit për pëlqyeshmërinë e uljes së pushimit kur thotë: “Këtë gjë e ka konsideruar mustehab imam Ibën Hazmi në “El-Muhal-la”, dhe kjo është e sakta për shkak të mossaktësimit të diçkaje që e kundërshton këtë sunet.”[20]

Po ashtu shejhu ka thënë: “Para se të ngrihet në këmbë, pushon duke u ulur mbi këmbën e majtë derisa çdo eshtër të zërë vend.” Kjo quhet ulja e pushimit.[21]

Ky është edhe medh’hebi shafi,[22] një transmetim nga imam Ahmedi[23], mendimi i një grupi nga dijetarët e hadithit[24] dhe fjala e Daud Edh-Dhahirij.[25] Këtë ka zgjedhur Esh-Sheukani[26] dhe Ibën Bazi[27] (Allahu i mëshiroftë).

 

Vijon…

Përmblodhi: Unejs Sheme

————————————–

[1] “Bedaiu Es-Sanai” (1/201).

[2] “Esh-Sherhul-Kebir” (1/250).

[3] “Raudah Et-Talibejn” (1/252).

[4] “El-Mubdiu” (1/451).

[5] “Sifetus-Salah En-Nebij” (139) dhe “Takhrixhu Ehadith Mishkatul-Mesabih” (252).

[6] Kur shkon në ruku dhe në sexhde.

[7] Kur ngrihesh nga rukuja dhe sexhdja.

[8] “Temammul-Minneh” (172).

[9] “El-Muhal-la” (4/87).

[10] “El-Mugnij” (1/303), “El-Furu’u” (1/379) dhe “El-Mubdiu” (1/451).

[11] “El-Muhedheb” (1/77) dhe “Raudah Et-Talibejn” (1/230).

[12] “El-Mugnij” (1/294) dhe “El-Mubdiu” (1/449).

[13] Ky është transmetimi i Ebu Mus’ab dhe Ibën Uehb nga Maliku. Shih “El-Istidhker” (1/408), “Edh-Dhehirah” (2/220) dhe “Hashijeh Ed-Dusukij” (1/247).

[14] “El-Muhal-la” (4/78).

[15] “Sifetus-Salah” (140), “Aslu Sifetus-Salah En-Nebij” (714), “Eth-Themerul-Mustetab” (2/672) dhe “Temammul-Minneh” (193).

[16] “Sherh Mukhtesar Khalili” (1/287), “Esh-Sherhul-Kebir” (1/250) dhe “Hashijeh Ed-Dusukij” (1/250).

[17] “Nejlul-Eutar” (2/282).

[18] “El-Muhal-la” (4/129).

[19] “El-Insaf” (2/65).

[20] “Aslu Sifatus-Salah En-Nebij” (816), “Irvaul-Galil” (2/82) dhe “Temammul-Minneh” (210).

[21] Shih shpjegimin e librit ‘Forma e namazit të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)’ i Shejh Sulejman Er-Ruhajli (Allahu e ruajtë), i botuar dhe në gjuhën shqipe.

[22] “Et-Tenbih” (1/33), “El-Mehxmu’u” (3/403) dhe “Raudah Et-Talibejn” (1/260).

[23] “El-Mugnij” (1/311), “El-Insaf” (2/71) dhe “Kishaful-Kinai” (1/355).

[24] “El-Mehxmu’u” (3/443) dhe “Fet’hul-Barij” (2/302).

[25] “El-Mexhmu’u” (3/443).

[26] “Nejlul-Eutar” (2/312).

[27] “Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat” (11/38-39).