Fikhu i namazit sipas shejh Ibën Bazit

Fikhu i namazit sipas shejh Ibën Bazit

(Allahu e mëshiroftë!)

Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I mbësh­tetemi Allahut të na ruajë nga sherri i vetes dhe të këqijat e punëve tona! Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush e humb, e ai që e lë veten e tij në humbje nuk ka kush e udhëzon përveç Allahut. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një e të Vetëm, dhe se Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.

Ky është vargu i dytë nga “Fikhu i namazit”, ku në pjesën e parë kemi përmendur fikhun e namazit nga dijetari i madh Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë). Tani do të përmendim fikhun e namazit sias dijetarit të madh Shejh Ibën Bazit (Allahu e mëshiroftë).

[1] Namazi i falur brenda në Qabe.

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se falja e namazit brenda në ndërtesën e Qabes është i saktë, qoftë ai namaz farz apo nafile.[1]

Ky është edhe mendimi i shumicës së dijetarëve nga hanefitë,[2] Maliku,[3] shafitë[4] dhe hanbelitë në një transmetim.[5]

[2] Namazi i falur me supe të zbuluara.

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se; kush falet duke mos patur asgjë mbi supet e tij duke patur mundësi t’i mbulojë ato, namazi i tij nuk konsiderohet i saktë.[6]

Ky është edhe mendimi i hanbelive.[7]

[3] Namazi i falur me rroba që përmbajnë fotografi apo rroba prej mëndafshi.

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se namazi i falur me rroba që kanë fotografi (krijesa me shpirt) apo me rroba prej mëndafshi konsiderohet i saktë.[8]

Ky është edhe mendimi i xhumhurëve[9] prej hanefive,[10] malikive,[11] shafive[12] dhe hanbelive në një transmetim.[13]

[4] Ezani dhe ikameti.

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se ezani dhe ikamti janë farz kifaje për muslimanët.[14]

Ky është edhe një mendim tek shafitë[15] dhe hanbelitë.[16]

Ibën Kudame (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Nëse personi falet pa ezan dhe ikamet, namazi i tij konsiderohet i saktë sipas dy mendimeve.”[17]

Them: Është për qëllim me “sipas dy mendimeve” mendimi i atyre që thonë se është farz kifaje dhe atyre që thonë se është sunet.

[5] Forma e ezanit.

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se ezani i saktë është ai që ka thirrur Bilali (radijAllahu anhu) në prani të Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) derisa ai vdiq. Ai ezan ka pesëmbëdhjetë fjali.[18]

Ky është edhe mendimi i hanefive[19] dhe hanbelive.[20]

Ezani është: Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber. Esh’hedu en la ilahe il-lAllah, Esh’hedu en la ilahe il-lAllah. Esh’hedu ene Muhameden rasulullah, Esh’hedu ene Muhameden rasulullah. Hajja alas-Salah, Hajja alas-Salah. Hajja alal-Felah, Hajja alal-Felah. Allahu ekber, Allahu ekber. La ilahe il-lAllah.

[6] Forma e ikametit.

Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka qenë i mendimit se forma më e mirë e ikametit është:

-thënia dy herë e tekbirit (Allah ekber) në fillim të ikametit,

-thënia dy herë “kad kametis-Salah”,

-thënia dy herë e tekbirit (Allahu ekber) në fund të ikametit ndërsa fjalët e tjera nga një herë.[21]

Ky është edhe mendimi i shafive në medh’hebin e ri[22] dhe i hanbelive.[23]

 

Vijon…

Përmblodhi: Unejs Sheme

————————————-

[1] “Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat” (10/422). Shih “El-Mugni” (2/476).

[2] “El-Mebsut” (1/453-454) dhe (2/79).

[3] Kadiu Abdulvehab në “El-Ishraf” (1/271-272). Medh’hebi i Malikut në lidhje me namazin farz që falet brenda ndërtesës së Qabes është i urryer, porse namazi është i saktë.

[4] “El-Bejan” (2/135), “El-Mehxmu’u” (3/137), “El-Ikna” (1/126) etj.

[5] “El-Furu’u” )2/112) dhe “El-Insaf” (1/496).

[6] “Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat” (10/410).

[7] “El-Mugnij” (2/289) dhe “El-Insaf” (1/454-455).

[8] “Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat” (10/416).

[9] “El-Mexhmu’u” (3/118) dhe (3/129).

[10] “El-Mebsut” (1/206, 2010 dhe 211), “Bedaiu Es-Sanai” (1/543), “El-Bahru Er-Raik” (2/47) dhe “Hashijeh Ibën Abidin” (2/75).

[11] “Et-Taxhu uel-Iklil” (1/504) etj.

[12] “El-Mexhmu’u” (3/129) dhe “El-Bejan” (2/125).

[13] “El-Mugni” (2/303 dhe 305), “Sherh El-Umdeh” (4/278), “El-Furu’u” (2/39) dhe “El-Insaf” (1/457).

[14] “Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat” (10/350).

[15] “El-Mexhmu’u” (3/62).

[16] “El-Mugni” (2/73) dhe “El-Insaf” (1/407).

[17] “El-Mugni” (2/73).

[18] “Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat” (10/334).

[19] “El-Bahru Er-Raik” (1/446).

[20] “Mesail El-Imam Ahmed ue Is’hak bin Rahevej” (2/487), “El-Mugni” (2/56) etj.

[21] “Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat” (10/337).

[22] “El-Bejan” (2/66) dhe “El-Mexhmu’u” (3/71).

[23] “Mesail El-Imam Ahmed ue Is’hak bin Rahevej” (2/487), “El-Mugni” (2/58) etj.