Ka thënë imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë: “Unë lutem për prijësin që të jetë i udhëzuar në të drejtën dhe të ketë sukses në mirësi! Këtë lutje e bëj natën dhe ditën, dhe e shoh këtë si detyrë ndaj meje kundrejt tij.” “Es-sunetu lil halal” 1/183.
Ka thënë Ebu Bekër et Tartushi (451-520 h):
“Kapitulli 40: Çfarë është detyrë për popullin kur prijësi është i padrejtë.
Dije, Allahu të drejtoftë në punë të mira, se koha është enë për njerëzit e saj dhe koka e enës është më e mirë se fundi i saj, ashtu si koka e shtamës është më e pastër se fundi i saj. Nëse thua se mbretërit e sotëm nuk janë si mbretërit e shkuar, të them se edhe populli sot nuk është si popujt e shkuar. Prandaj ti nuk ke më shumë të drejtë ta qortosh prijësin tënd kur shikon historinë e atyre që kanë shkuar prej mbretërve, sesa ka prijësi yt të drejtë të të qortojë ty kur shikon historinë e atyre që kanë kaluar prej popujve. Kur prijësi bën zullum ndaj jush është detyrë të bëni durim ndaj tij dhe gjynahu i mbetet atij.”
“Siraxhul muluk” fq. 115.
Ka thënë shejhul islam Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë: “Ajo që ka urdhëruar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem prej durimit ndaj padrejtësisë së prijësve, largimit nga luftimi i tyre dhe nga kryengritja kundër tyre, është më e dobishme për njerëzit në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai që e kundërshton këtë qëllimisht apo gabimisht nuk do të arrijë me veprimin e tij përmirësimin por shkatërrimin.”
“Minhaxhu es sunneh” 4/531.
Dosje: Porositë e Etërve