Dielli dhe hëna janë dy shenja prej shenjave të Allahut
Transmetohet nga Mahmud bin Lebid radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dielli dhe hëna janë dy shenja (mrekulli) prej shenjave të Allahut dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij. Kur t’i shihni ato në këtë gjendje, atëherë drejtohuni namazit” Hadith autentik. Transmeton Ahmedi.
Transmetohet nga El Mugira radijAllahu anhu se ka thënë: U bë eklipsi i diellit në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, në ditën që vdiq Ibrahimi (djali i Profetit ﷺ) dhe njerëzit thanë: Dielli u mbulua nga vdekja e Ibrahimit. Por i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Dielli dhe hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut të Madhëruar dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për lindjen e tij. Kur t’i shihni ato, luteni Allahun e Lartësuar dhe falni namaz deri sa të zbulohen” Mutefekun alejhi.
Namazi i eklipsit është me dy rekate dhe nuk ka ezan as ikamet
1. Në momentin kur të shihet shenja e eklipsit të diellit apo hënës thirret “Es Salatu Xhamiah”. Transmetohet nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se ka thënë: “Kur u mbulua dielli në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ u thirr me zë të lartë për faljen e namazit me kolektiv…” Hadithi. Muttefekun alejhi.
Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ u bë eklipsi i diellit dhe ai urdhëroi dikë që të thërriste: “Kemi namaz me xhemat…” Hadithi. Mutefekun alejhi.
2. Njerëzit rreshtohen për faljen e namazit të eklipsit ashtu siç rreshtohen dhe drejtohen për namazet e tjera. Imami duhet t’ia kujtojë xhematit që të tregojnë kujdes në drejtim e rreshtit dhe mos të lënë hapësira mes tyre.
Rekati i parë:
3. Imami merr tekbir, duke thënë “Allahu Ekber” dhe po ashtu njerëzit marrin tekbir pas tij.
4. Imami në rekatin e parë lexon suren “El Fatiha” dhe një sure tjetër nga Kurani. Pëlqehet që të jetë nga suret e gjata.
Leximi bëhet me zë. Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se: “I Dërguari i Allahut lexoi me zë në namazin e eklipsit. Ai fali dy rekate me katër ruku dhe me katër sexhde” . Buhariu dhe Muslimi.
5. Pastaj imami thotë “Allahu Ekber” shkon në ruku duke e zgjatur qëndrimin në të.
6. Pastaj ngrihet nga rukuja duke thënë “SemiAllahu limen hamideh – Rabena ue lekel hamd” dhe e zgjat qëndrimin në këmbë (el kijam).
7. Dhe lexon suren “El Fatiha” dhe një sure nga Kurani por jo të njëjtën sure që lexoi më herët.
8. Pastaj shkon në ruku duke thënë “Allahu Ekber” dhe e zgjat qëndrimin në ruku por jo sa rukuja e parë.
9. Pastaj ngrihet nga rukuja duke thënë “SemiAllahu limen hamideh –Rabena ue lekel hamd” dhe e zgjat qëndrimin në këmbë (el kijam) por jo sa qëndrimi i parë.
10 Pastaj thotë “Allahu Ekber” dhe shkon në sexhde duke e zgjatur qëndrimin në të sa gjatësia e rukusë.
11. Pastaj thotë “Allahu Ekber” dhe e ngre kokë prej sexhdes dhe ulet (ulja e pushimit) duke e zgjatur uljen.
12. Pastaj thotë “Allahu Ekber” dhe bie në sexhden e dytë dhe nuk e zgjatë sa e para.
Rekati dyrë:
1. Pastaj imami thotë “Allahu Ekber” dhe ngrihet (nga sexhdja) dhe qëndron në këmbë (el kijam) duke mos e zgjatur qëndrimin në të ashtu siç veproi në rekatin e parë. Kështu vepron dhe me rukunë.
2. Në rekatin e dytë përsëriten të njëjta veprime që u bënë në rekatin e parë.
3. Pastaj ulet për teshehud.
4. Pastaj jep selam
5. Pastaj imami ngrihet dhe u mban fjalim njerëzve duke falënderuar Allahun dhe duke i përkujtuar njerëzve fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sle-lem: “Dielli dhe hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut të Madhëruar dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij. Nëse i shihni eklipset e tyre, atëherë drejtohuni namazit”. Mutefekun alejhi.
Prej Sunetit është që namazi të zgjasë derisa të mbarojë dhe eklipsi. Transmetohet nga Abdullah bin Amër radijAllahu anhu se ka thënë: “…I Dërguari i Allahut ﷺ bëri dy ruku në një rekat, pastaj u ngrit dhe bëri përsëri dy ruku në një rekat. Pastaj dielli u zbulua”. Aisha thotë: “Kurrë nuk kam bërë ruku dhe as sexhde më të gjata se ato”. Mutefekun alejhi
Transmetohet nga Aisha radijAllahu anha se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dielli dhe hëna janë dy prova (mrekulli) prej provave të Allahut dhe ato nuk mbulohen për vdekjen e ndokujt apo për jetën e tij. Kur t’i shihni ato në këtë gjendje, i bëni lutje Allahut, madhërojeni Allahun, jepni lëmoshë (sadaka) dhe faluni”. Mutefekun alejhi.
Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Namazi i Eklipsit
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve