Forma e teshehudit.
Transmetohet nga Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u kthye nga ne dhe tha: “Kur të falet ndonjëri nga ju le të thotë: Et tehijatu lilahi ues salavatu uet tajjibatu, es selamu alejke ejjuha en nebijju ue rahmetullahi ue berekatuhu. Es selamu alejna ue ala ibadilahi es salihin. Esh’hedu en la ilahe il lAllahu uahdehu la sherike leh, ue esh’hedu enne Muhammeden abduhu ue rasuluhu. Pastaj le të zgjedhë prej lutjeve që më së shumti i pëlqen dhe të lutet.” Mutefekun alejhi. Teksti është i Buhariut.
Transmeton imam Muslimi nga Ibën Abasi (radijAllahu anhuma) se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem na e mësonte teshehudin duke thënë: Et tehijatu el mubarakatu ues salavatu et tajjibatu lilahi… deri në fund të tij.
Çfarë përfitohet nga hadithet:
-Ky dhikër (et tehijatu) quhet teshehud për shkak se përfshin dy dëshmitë.
-Obligueshmëria e leximit të “et tehijatu” te një grup nga imamët e fesë.
-Teshehudi i Ibën Mesudit (radijAllahu anhu) konsiderohet më i miri te shumica e dijetarëve.
-Pëlqyeshmëria e kërkimit nga të mirat e dynjasë dhe botës tjetër pas teshehudit.
“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”
Përktheu: Unejs Sheme