Shejh Muhamed ibën Salih El-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, u pyet: A lejohet gënjeshtra e atij që bën shaka, d.m.th. gënjeshtra me shaka?
Përgjigjia: Gënjeshtra nuk lejohet as me shaka dhe as seriozisht, sepse është prej veseve të ulëta me të cilat nuk cilësohet askush tjetër përveç hipokritëve. Është për të ardhur keq që dëgjojmë nga disa njerëz që e ndajnë gënjeshtrën në dy pjesë; në gënjeshtër të bardhë dhe në gënjeshtër të zezë. Nëse gënjeshtra shkakton dëm si ngrënie të pasurisë ose cënim etj. ata e konsiderojnë këtë gënjeshtër të zezë. E nëse nuk përmban këto atëherë e konsiderojnë gënjeshtër të bardhë. Kjo lloj ndarje është krejtësisht e kotë sepse gënjeshtra është e gjitha e zezë, mirëpo të zezës i shtohet e zeza sa herë që dëmi është më i madh.
Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë vëllezërve muslimanë që të ruhen nga ajo që bëjnë disa mendjelehtë me gënjeshtrën e prillit. Dhe mendoj se tani afër këtë gënjeshtër e kanë marrë nga çifutët, të krishterët, mexhusët dhe pabesimtarët. Ajo me gjithë faktin që është gënjeshtër dhe gënjeshtra është e ndaluar në sheriat, është edhe ngjasim me jomuslimanët, dhe ngjasimi me jomuslimanët është i ndaluar. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush ngjason me një popull ai është prej tyre.” Shejhu-Islam Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i mirë. Gjendja më e pakët e kësaj është ndalesa, edhe pse në aparencë kuptohet kufri (mosbesimi) i atij që ngjason me ta. Me gjithë keto dy shkelje ajo është edhe poshtërim për muslimanin para armikut të tij. Dihet nga natyrshmëria njerëzore ai të cilin të tjetrët e imitojnë mburret ndaj atyre që e imitojnë dhe e sheh veten si më të vjetër se ata, prandaj ai që e ngjason u tregua i dobët kur e ngjasoi. Pra është një poshtërim për besimtarin që pason ata dhe që ka si argument pabesimtarët. Shkelja e katërt është se kjo gënjeshtër e shëmtuar përmban ngrënien e pasurisë pa të drejtë ose shkakton panik ndaj muslimanit. Ai ndoshta u thotë familjarëve se do të vijë një grup njerëzish, kështu që nesër të gatuajnë shumë mish etj. Ose i frikëson me diçka që i tmerron, si p.sh.; filanin e shtypi makina, dhe të tjera gjëra të këtij lloji të cilat nuk lejohen.
Ёshtë detyrë për çdo musliman që t’i frikësohet Allahut të Lartmadhëruar dhe të jetë krenar me fenë e tij, duke u lavdëruar dhe duke u mburrur me të. Kjo me qëllim që të ketë autoritet dhe të druhen prej tij armiqtë e Allahut dhe ta respektojnë atë. Unë e garantoj atë që krenohet me fenë e Allahut se ka për të qenë krenar para njerëzve, dhe kushdo që poshtërohet para armiqve të tij ka për të qenë më i poshtëruar tek Allahu dhe tek armiqtë e tij.
Prandaj o musliman, mos mendo se nëse i pason pabesimtarët dhe sillesh me moralin e tyre ke për t’u ngritur në vetet e tyre. Përkundrazi, ky është kulmi i poshtërimit dhe ti e di mjaft mirë këtë. Nese dikush të pason ty në veprat e tua ti do të mburresh me veten tënde ndaj tij, dhe ke për të parë se ai do të jetë i poshtëruar para teje sepse të imitoi ty. Kjo është diçka e njohur dhe e ditur në instiktin njerëzor. Armiqtë tanë duhet ta dinë mirë se ne jemi të fortë dhe krenarë me fenë tonë dhe se nuk u japim rëndësi atyre. Ne nuk sillemi me ta vetëm se duke iu përmbajtur sheriatit të Allahut, dhe ky sheriat është për të gjithë botën pas dërgimit të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. “Thuaj: O njerëz! Unë jam i dërguar i Allahut tek të gjithë ju.” Ka ardhur në hadith të qëndrueshëm se pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im! Nuk dëgjon për mua ndonjë çifut dhe as i krishterë dhe më pas nuk beson në atë me të cilën erdha, vetëm se ka për të qenë prej banorëve të zjarrit.” Përderisa kjo është për ndjekësit e librave të parë, atëherë ç’mendon me të tjerët prej pabesimtarëve? Kushdo që dëgjon për Muhamedin, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, dhe nuk e pason atë, ka për të qenë prej banorëve të zjarrit. Përderisa është kështu, atëherë pse ne muslimanët poshtërojmë vetet tona duke ndjekur dhe imituar të tjerët?! Të gjithë ne e njohim dialogun që ndodhi midis Heraklit (të parit të romakëve) dhe Ebu Sufjanit kur ishte pabesimtar. Kur Ebu Sufjani u ruajt nga gënjeshtra dhe nuk gënjeu ndaj Pejgamberit tonë, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, që të mos i konsiderohej si gënjeshtër edhe pse dëshironte të gënjente kundër interesit të të Dërguarit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. Përderisa ai ishte pabesimtar dhe nuk gënjeu, atëherë po ti o besimtar si do mundesh të gënjesh?!
Përshtati në shqip: Bledar Ali
Delvinë, Rabiul – Ahir 1432 H.
Dosje: Gënjeshtra
Të Ngjashme
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz