Gënjeshtra është haram!
Profeti Muhamed (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Unë premtoj dhe garantoj një shtëpi në mes të Xhenetit për atë që e lë gënjeshtrën, qoftë dhe me shaka.”
Sahihu Tergib: 2927.
Profeti Muhamed (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Mjerë për atë njeri që gënjen për të bërë njerëzit të qeshin. Mjerë për të, mjerë për të!”
Sahih Ebu Daud: 4990.
Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Nuk ka pasur ves më të urryer tek Profeti (alejhi selam) sesa gënjeshtra! Nëse dikush gënjente në praninë e tij, menjëherë i dilte nga zemra dhe zhvlerësohej derisa të tregonte se ishte penduar sinqerisht.”
Sahihu Tergib: 2941.
Profeti Muhamed (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Shenjat e munafikut (hipokritit) janë tre:
1. Kur flet gënjen.
2. Kur premton nuk e mban premtimin.
3. Nëse i besohet diçka tradhëton.”
Buhariu me nr. 33, dhe Muslimi me nr. 59.
Profeti Muhamed (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ruajuni nga gënjeshtra, sepse ajo të çon në degradim dhe pafytyrësi. Degradimi në moral dhe pafytyrësi të çojnë në zjarr.
Do të vazhdojë njeriu të gënjejë dhe ta gjurmojë gënjeshtrën derisa të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.”
Buhariu me nr. 6094, dhe Muslimi me nr. 2607.
Mirandi Shehaj
Dosje: Gënjeshtra
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve