Gjëja e parë me të cilën fillon thirrja

October 19, 2017

Gjëja e parë me të cilën fillon thirrja.

Shejh Sulejman er-Ruhajli (Allahu e ruajtë) ka thënë: Kur Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e dërgoi Muadhin (radijAllahu anhu) në Jemen i tha: “Ti do të shkosh te një popull që janë prej ithtarëve të librit (ehlul-kitab). Prandaj, gjëja e parë tek e cila do i ftosh ata është që ta veçojnë Allahun me adhurim.” Ky hadith gjendet te dy librat autentik të haditheve, Buhariu dhe Muslimi.

Në një transmetim tjetër thuhet: “Le të jetë gjëja e parë tek e cila do i ftosh ata dëshmia ‘la ilahe il-lAllah ue enne Muhameden rasulullah’ – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij.”

Pra, teuhidi është përmbushja e dëshmisë ‘la ilahe il-lAllah ue enne Muhameden rasulullah’ – Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij.

Prandaj, kur përmendet teuhidi në tekstet apo në gjuhën e dijetarëve me të është për qëllim teuhidi uluhije – teuhidi i adhurimit.

“Sherh kitabi et-teuhid” i imamit Muhamed bin AbdulUehab (Allahu e mëshiroftë). Mësim i mbajtur në xhaminë e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).

 

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...