Gjëja më madhështore për të cilën na ka urdhëruar Allahu

Gjëja më madhështore për të cilën na ka urdhëruar Allahu, dhe gjëja më e rëndësishme nga e cila na ka ndaluar Allahu.
Shejhu ka thënë: “Çështja më madhështore me të cilën na ka udhëruar Allahu është Teuhidi.”
Obligimi absolutisht më i rëndësishëm është Njësimi i Allahut në adhurim (Teuhidi). Njësimi i Allahut në adhurim është kuptimi i fjalës ‘’La ilahe il-lAllah’’, e cila është detyrimi i parë ndaj njeriut.
Gjynahu më i madh është Shirku (adhurimi i dikujt tjetër krahas Allahut). Shirku ka tri veçori të cilat e dallojnë nga gjynahet e tjera.
Së pari: Shirku nuk falet. Allahu i Lartësuar thotë: ‘’Allahu nuk e fal shirkun ndaj Tij (adhurimin e dikujt tjetër krahas Tij) dhe gjynahet e tjera i’a fal kujt të dojë.’’ (En Nisa; 48)
Së dyti: I çon dëm të gjitha veprat e tjera. Ai i cili adhuron krahas Allahut dikë apo diçka tjetër i shkatërrohen të gjitha veprat e tjera.
Së treti: E bën banor të përjetshëm të zjarrit atë i cili ka bërë shirk dhe vdes (pa u penduar). Ai i cili ka bërë shirk të madh dhe vdes (pa u penduar), do të jetë përjetësisht në zjarr.
Allahu i Lartësuar thotë: ‘’Ata të cilët kanë mohuar, Ehlul Kitabi (Jehuditë dhe të Krishterët) dhe Mushrikinët (ata të cilët kanë bërë shirk), do të jenë në zjarr të Xhehenemit përjetësisht. Ata janë njerëzit më të këqinj.’’ (El Bejineh; 6)
Shejhu ka thënë: “Dhe ai (Teuhidi) është njësimi i Allahut në adhurim.”
“Dhe gjëja më e rëndësishme nga e cila ka ndaluar Allahu është Shirku. Ai është adhurimi i dikujt tjetër bashkë me Allahun (dhe adhurimi i të tjerëve krahas Allahut).
Ibn Mesudi (radiAllahu anhu) ka thënë: E kam pyetur Profetin (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): Cili është gjynahu më i madh tek Allahu? Tha: Të adhurosh krahas Allahut dikë tjetër, ndërkohë që Allahu është Ai që të ka krijuar.’’ [i] d.m.th. të adhurosh dikë si Allahun.
“Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar: “Njësoni në adhurim Allahun dhe mos adhuroni bashkë me Të asgjë.” En Nisa; 36
Allahu urdhëroi t’a adhurojmë Atë dhe ndaloi të adhurojmë bashkë me Të ndokënd tjetër. Është detyrë për çdo musliman të përpiqet sa më shumë në realizimin e Teuhidit dhe të ruhet nga Shirku i Madh. Ibn Kajimi thotë:
Ki kujdes nga shirku, sepse shirku është e qartë që nuk falet.
Ai është adhurimi i dikujt tjetër bashkë me Allahun, qoftë gur apo njeri të cilit i luten madje shpresojnë tek ai, ja kanë frikën dhe e duan ashtu si duhet Allahu, Shpërblyesi i veprave. [ii]
[i] Buhariu 4477, Muslimi 86.
[ii] El Kefijeh esh Shefijeh; 189.
Shejh Abdurrahman ibn Nasir el Berrak, Allahu e ruajtë.
Sherh Thelethetul Usul
Anis Agovi