Gjërat që veprohen ditën e xhuma por që nuk saktësohen

April 29, 2016

– Transmetohet nga Enes bin Malik radijAllahu anhu se: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush fal dy rekate natën e xhuma dhe lexon në to suren El-Fatiha dhe “Idha zulziletil erdu” pesëmbëdhjet herë, Allahu Lartësuar e siguron prej dënimit të varrit dhe nga tmerret e ditës së Kiametit.” Batil/i kotë. “El-Meuduaat” (2/118)

– Transmetohet nga Ibën Abasi radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush fal ditën e xhuma mes drekës dhe ikindisë dy rekate namaz duke lexuar në rekatin e parë suren El-Fatiha dhe “Kul huvAllahu ehad”, “Kul eudhu bi rabbil-felek” dhe “Kul eudhu bi rabbi en-nas” njëzet e pesë herë dhe pas dhënies së selamit (përfundimit të namazit) thotë: la haule ue la kuvete ila bilah pesëdhjetë herë, ai nuk do të largohet nga dynjaja (nuk do të vdesë) derisa të shoh Zotin e tij të Lartësuar në ëndërr dhe të shoh vendin e tij në xhenet.” Muedu/i shpikur.

Ibën el-Xheuzij (Allahu e mëshiroftë!) në “El-Meuduaat” (2/119) ka thënë: Hadith meudu.

– Urimi që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrit duke thën: “Xhuma të begatë-xhumuah mubarakeh” konsiderohet risi. Nuk transmetohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe as nga sahabët radijAllahu anhum se ata e uronin njëri-tjetrin me këtë dua ditën e xhuma. Ky është mendimi i shejh Salih el-Feuzanit dhe shejh Abdulmuhsin el-Abbadi (Allahu i ruajttë!).

– Leximi i Kuranit në xhami nëpërmjet atopolantëve ditën e xhuma konsiderohet risi për të cilën nuk ka asnjë argument.

Pyetje: Kush është gjykimi i leximit të Kuranit ditën e xhuma? A ka bazë në legjislacion? A transmetohet ndonjë hadith madje dhe ether që të tregojë për një gjë të tillë? Kam për qëllim atë lexim që bëhet në çdo xhami nëpërmjet atopalantëve pak kohë para hutbes, saqë të gjithë njerëzit e dëgjojnë porse nuk heshtin për ta dëgjuar. Nëse keni mundësi të sillni hadith apo fjalë të dijetarëve që tregojnë për këtë gjë. Allahu ua shpërbleftë me të mira!

Shejh Khalid bin Ali el-Mushejkih (Allahu e ruajttë!): Falënderimet i përkasin vetëm Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për të dërguarin e Allahut alejhis-selam. E në vazhdim!

Ky veprim që vuri në dukje pyetësi e që ka të bëjë me ngritjen e zërit (leximin e Kuranit) nëpërmjet atopolantëve para hutbes në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë etj., etj., është risi (bidat) dhe nuk transmetohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Suneti që transmetohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (për ditën e xhuma) është madhërimi i kësaj dite me shtimin e adhurimeve si dhikri (përmendja e Allahut), ose falja e namazit, ose leximi Kuranit. Dhe që njeriut të shkoj herët në xhami, pra, të shkoj pas lindjes së diellit. Bazuar në hadithin që e transmeton Ebu Hurejra radijAllahu anhu nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem s eka thënë: “Kush shkon në orën e dytë, është njësoj sikur ka bërë kurban një lopë. Kush shkon në orën e tretë, është sikur të ketë bërë kurban një dash me brirë. Kush shkon në orën e katërt, është njësoj sikur ka bërë kurban një pulë dhe kush shkon në orën e pestë, është njësoj sikur ka dhënë një kokërr vezë. Në kohën që del imami (dhe fillon hutben), vijnë engjëjt dhe dëgjojnë dhikrin (përmendjen e Allahut).” Buhariu (881) dhe Muslimi (850).

Është e pëlqyeshme (mustehab) që njeriu të shkoj për në xhami që pas lindjes së diellit. Disa dijetarë kanë thënë: “Të shkoj (për në xhuma) pas përfundimit të namazit të sabahut.[1] Në mënyrë që të bëj dhikër, të lexoj Kuran, të fal namaz etj.” Pastaj të bëj atë që fut frikrespekt në zemrën e tij. Ky është Suneti, kjo është më e mira dhe ky është udhëzimi i sahabëve radijAllahu anhum.

Ndërsa veprimi ku ngrihet zëri me leximin e Kuranit ku disa njerëz mund ta dëgjojnë e të tjerët nuk e dëgjojnë (nuk i japin rëndësi) dhe mund t’i shqetësojnë njerëzit, e gjitha kjo konsiderohet shpikje dhe nuk është në përputhje me udhëzimin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe as të sahabëve radijAllahu anhum.

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Kanë për qëllim: Pasi të fal namazin e sabahut në xhami (dhe jo në shtëpi) të shkoj të marr gusul (të lahet) në shtëpi e pastaj të shkoj në xhami. Sh.p.

Loading...