Gjykimi ndaj atij që e ka ditur se është obligim për të agjëruar, por i ka vonuar ditët deri në Ramazanin tjetër:
1- Nëse e ka vonuar me shkak të vazhdueshëm ndërmjet dy Ramazaneve, atëherë e agjëron pas Ramazanit të dytë dhe nuk kompeson gjë bashkë me agjērimin.
2- E nëse e ka vonuar kompensimin e Ramazanit pa shkak atëherë e agjëron kompensimin pas Ramazanit të dytë, por ai person ka rënë në gjynah për vonesën.
A ka kompensim finaciar për vonesën?
Për këtë çështje ka dy mendime dijetarësh. Ajo që ka zgjedhur Shejh Uthejmini (Allahu e meshiroftë) është vetëm agjërim i ditëve që ka lënë pa agjëruar. E nëse dëshiron një shpagim më të mirë atëherë duhet të ushqejë për çdo ditë të mbetur nga një të varfër, e kjo është më mirë.
‘Sherhul Mumti’ 6/445.
Të Ngjashme
- Dobitë e pafundme të teksteve fetare Udha e Besimtarëve
- Falënderimi për mirësitë, çështje e lehtë?! Emin Bilali
- Sinqeriteti, dituria dhe urtësia janë shtyllat e suksesit në thirrje Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Shfaqja e adhurimeve dhe veprave të mira në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
- Menaxhimi i përditshmërisë Udha e Besimtarëve