Mbetjet e ushqimit mes dhëmbëve

January 12, 2022

Gjykimi fetar për atë person që ka mbetje ushqimi mes dhëmbëve dhe e gëlltit qëllimisht:
Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Nëse besimtari ka mbetje ushqimi ndërmjet dhëmbëve dhe e gëlltit atë qëllimisht gjatë namazit, atëherë namazi i tij prishet. Kjo me konsensus të dijetarëve dhe nuk ka mospajtime ndërmjet tyre. E nëse ai e gëlltit pa qëllim dhe i rrëshqet me pështymën, namazi i tij nuk prishet dhe kjo gjithashtu me konsensus të dijetarëve.
‘El-Mexhmu’ 4/89.
Loading...