Duke ditur se pasta e dhëmbëve përmban lloje sheqeri, shija e të cilave ndjehet gjatë përdorimit, dhe duke pasur parasysh se shijimi i ushqimit ndodh përmes tretjes së lëndës në pështymë dhe depërtimit të saj në receptorët e shijes, mendohet se është e vështirë për njeriun të ruhet nga gëlltitja e saj nëse ajo tretet.
Pyetje:
- A) A i lejohet agjëruesit përdorimi i pastës së dhëmbëve, duke ditur se ai mund ta përdorë furçën edhe pa të?
- B) Cili është gjykimi për përdorimin e medikamenteve (ilaçeve) për shpëlarjen e gojës?
Përgjigjja:
Nuk ka problem në përdorimin e pastës së dhëmbëve gjatë agjërimit, por duhet të nxirret jashtë çdo gjë që shpërbëhet prej saj në gojë. Nëse diçka kalon në fyt pa dashje, kjo nuk e prish agjërimin.
Gjithashtu, nuk ka problem të përdoret shpëlarësi i gojës që përmban ilaçe, me kusht që të pështyhet (të nxirret jashtë) dhe të mos gëlltitet asgjë qëllimisht.
Fetvatë e Lexhnes Daime (9/199, nr. 18084)
Përktheu: Dr. Fatmir Strumi
Dosje: #Pasta e dhëmbëve, Muaji i Ramazanit
Të Ngjashme
- Reflektim rreth Ngjarjeve që Ndodhin në Vendet Muslimane Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban – nata e Beraetit Dr. Fatmir Strumi
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Dr. Fatmir Strumi
- Veçimi i natës apo ditës së Miraxhit me vepra të veçanta është prej bidateve Dr. Fatmir Strumi