– Disa dijetare ndalojne te falet “tehijetul mesxhid” (namazi kur futesh ne xhami), ne momentin kur imami eshte duke mbajtur hytben e xhumase. Ata argumentohen me hadithin: “Ulu sepse i lendove te tjeret.” si dhe argumente te tjera.
– Ibn Haxher el Askalani ka thene: “Hadithet qe flasin per kete e kane kaluar numrin dhjete, por te gjitha nuk meren parasysh, sepse fjala e pergjithshme e Profetit (alejhis-salatu ues-selam) eshte: “Mos te ulet, derisa t`i fale dy rekate.” Madje eshte transmetuar nje tekst tjeter edhe me i qarte, ku Profeti (alejhi selam) thote: “Nese ndonjeri nga ju vjen diten e xhuma dhe e gjen imamin duke mbajtur hytbe, le ti fale dy rekate dhe te mos zgjatet ne faljen tyre.”
– Imam Neveviu ka thene: “Ky eshte tekst i qarte qe nuk mund te interpretohet ndryshe dhe nuk besoj se ka dijetare te cilit i arrin ky hadith dhe beson se eshte i sakte, e ta kundershtoje ate.
[Fet’hul Bari 2/411].