Gratë shkurtojnë vetëm majat e flokëve në ritualin e haxhit ose të umres

Gratë shkurtojnë vetëm majat e flokëve në ritualin e haxhit ose të umres.

Transmetohet nga Ibën Abasi (radijAllahu anhuma) se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Për gratë nuk ka rruajtje të kokës por vetëm shkurtim (të majave) të flokut.” Hadithin e transmeton Ebu Daudi (1985) dhe e ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Es-Sahihah” (605).

Çfarë përfitohet nga hadithit:

  • Ligjshmëria e shkurtimit të flokëve për gratë. Nuk u lejohet atyre rruajtja e kokës sipas dakortësisë së dijetarëve siç e përmendëm më herët (në hadithin e Ibën Umerit).
  • Kujdesi i Islamit që gruaja ta ruaj bukurinë e saj për bashkëshortin e saj.

 

“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”

Përktheu: Unejs Sheme