Hadith përmbledhës i karakterit të muslimanit

October 19, 2020

Hadith përmbledhës i karakterit të muslimanit.

Malik bin Merthedi transmeton nga babai i tij, nga Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë: “Thashë: O i Dërguar i Allahut! Çfarë e shpëton robin nga zjarri? Tha: Besimi në Allahun. I thashë: O Pejgamber i Allahut! A duhet të ketë me besimin edhe vepra? Tha: Të japësh nga ajo që Allahu të ka furnizuar. Thashë: O i Dërguar i Allahut! Po nëse unë jam i varfër dhe nuk kam çfarë të jap?

Tha: Urdhëro për të mirë dhe ndalo nga e keqja. Thashë: O i Dërguar i Allahut! Nëse është person që nuk di të shprehet, nuk ka mundësi të urdhërojë për të mirë dhe as të ndalojë nga e keqja? Tha: I bën një punim atij që nuk di t’a bëjë vetë (nuk e ka atë zanat). Thashë: Po nëse ai vet nuk ka një zanat dhe nuk ka mundësi të bëjë asgjë? Tha: Të ndihmojë atë që i është bërë padrejtësi.

Thashë: Po nëse ai është i dobët dhe nuk ka mundësi t’a ndihmojë atë që i është bërë padrejtësi? Tha: Vallë, a po kërkon që mos t’i lësh asnjë të mirë këtij personi?! Më e pakta mos t`i bëjë keq njerëzve. I thashë: O i Dërguar i Allahut! Nëse ai i përmbahet kësaj, a hyn në xhenet? Tha: Nuk ka musliman që vepron njërën prej këtyre veprave, vetëm se ajo do e marrë prej dore deri sa t’a fusë në xhenet.”

Silsiletu Sahiha 2669

Loading...